Fluksi i pacientëve te Infektivi, ISHP: Virozë sezonale, s’ka evidencë për përhapje të salmonelës

556
Sigal

 Instituti i Shëndetit Publik ka mohuar se viroza në fllim të të shtatorit të jetë shkaktuar nga salmonela, por ka theksuar se është karakteristike e stinës.

“Instituti i Shëndetit Publik sqaron se, nga analizat e kryera deri tani në mostrat e marra në paciente me shqetësime dhe shenja të traktit tretës, nga të gjithë rastet e  ekzaminuara, vetëm 5 raste kanë rezultuar me salmonelë, pra nuk rezulton evidencë për përhapje të këtij bakteri.

Sipas të dhënave të IShP, nga analizat e mostrave të marra, rezulton se situata e ndodhur lidhet me temperaturat e larta, situatë e zakonshme sezonale, e krahasueshme me vitet pararendëse. Shtrimet ne shërbimin infektiv janë shumë të ulëta në raport me numrin e rasteve të paraqitura dhe fluksi aktualisht në këtë spital ka rënie të konsiderueshme.

Instituti i Shëndetit Publik do të vijojë monitorimin e situatës, duke ritheksuar se rastet e shfaqura janë normale për sezonin dhe temperaturat aktuale dhe rekomandon zbatimin rigoroz të higjienës personale dhe kërkimin e ndihmës mjekësore në rast të shqetësime të kësaj natyre”, njofton ISHP.