Fluks në Morinë, 12 mijë shqiptarë nga Kosova kaluan kufirin vetëm dje

502
Mijëra shqiptarë të Kosovës janë dyndur këtë fundjavë drejt bregdetit shqiptarë, për të nisur pushimet. Nga të dhënat e autoriteteve kufitare rezulton se 15 gushti ka shënuar pikun e sezonit veror me mbi 12 mijë pushues kryesisht nga Kosova që kanë hyrë në vendin tonë me destinacion bregdetin.

Në Pikën Kufitare të Morinit, punohet me kapacitet të plotë, për të evituar krijimin e radhëve të gjata. Që nga fillimi i sezonit turistik, që përkon me muajin qershor, Pikat Kufitare të Qarkut të Kukësit janë përballur me fluks në rritje të hyrje-daljeve të shqiptarëve të Kosovës ku kanë kaluar rreth 700 mijë persona kryesisht nga Kosova që vit pas viti e frekuentojnë gjithnjë e më shumë bregdetin tonë.
Sigal