Fluks lëvizjesh në Pikën Kufitare të Morinës, mbi 20 mijë udhëtarë hyjnë në Shqipëri

512
Mëngjësin e sotëm ka pasur një fluks udhëtarësh në pikën kufitare të Morinës. Mësohet se mbi 20 mijë udhëtare, pushues kosovarë shkojnë drejt bregdetit shqiptar. Sipas të dhënave nga policia kufitare, fluksi ka nisur që prej orës 02:00 të mëngjesit, ku qindra automjete kanë kaluar kufirin. Ndërkohë nuk raportohet për vonesa apo radhë të gjata në rrugën e Kombit. Për monitorimin e situatës ka edhe një marrëveshje mes policisë shqiptare dhe asaj kosovare.
Sigal