Flet shqiptari që ka jetuar me terroristin e Berlinit: Askush nuk e njihte

487
Sigal

Një operacion ndërkombëtar kërkimi i shtrirë në të
gjithë Evropën po zhvillohet prej dy ditësh për të gjetur autorin e vetëm të
dyshuar deri më tani nga Policia dhe Inteligjenca gjermane, lidhur me sulmin e
ndodhur të hënën mbrëma në një treg Krishtlindjesh në Berlin.

Por gazetarët e BBC kanë gjetur ndërtesën në të
cilën 24-vjeçari tunizian, Anis Amri ka jetuar në Gjermani dhe aty mësohet se
ka qëndruar për disa kohë edhe me shqiptarë.

Sipas BBC, në një ndërtesë të vogël, pak të veçuar
dhe rrethuar me fusha, 16 emigrantë meshkuj jetojnë aty, refugjatë të rinj
irakenë dhe shqiptarë, që thanë se dinin shumë pak per Anis Amrin.

Ai mesa duket ka qëndruar në këtë banesë për një
kohë të shkurtër.

“Nuk e njoh fytyrën e tij”, shprehet Andi, i riu nga
Shqipëria, kur gazetari i BBC i tregoi një foto të autorit të dyshuar të
Berlinit.

“Por kemi biseduar për sulmin me refugjatët e tjerë
dhe sesi ky person kishte lidhje me xhihadistët këtej. Ndoshta ka patur
vërtetë. Është e tmerrshme. Askush këtu nuk di shumë rreth tij”.

Anis Amri, ishin nën monitorim në fillim të këtij
viti i dyshuar për planifikimin e një grabitje me armë, por pastaj u hoq nga
vëzhgimi për shkak të mungesës së provave.

Para se të hynte në Gjermani, ai ishte dënuar katër
vjet për zjarrvënie në Itali.