Flet mamaja e gjyqtares: Fildesi më la detyrë të vështirë, por shpresoj…

692
Në gjëndje jo të mirë shëndetësore për shkak të një sëmundjeje, ka folur për herë të parë nëna e gjyqtares Fildes Hafizi.
E veshur me të zeza dhe me një shprehi që tregon dhimbje të pamatë, Nfie Hafizi e thotë me gojën e saj se ajo ka harruar të jetojë dhe se e bija i ka lënë një detyrë të vështirë, të cilën ajo shpreson ta përmbushë me aq sa mundet. 
Rritja e nipërve është arsyeja e vetme që Nafie Hafizi ka për të jetuar, pavarësisht se ajo dhe bashkëshorti Benjamini, jetojnë në një shtëpi me qera dhe me të ardhurat e pensionit.
Ajo kërkon ndihmën e shtetit për të rritur dy fëmijët e mitur, Melisën dhe Arlindin.
Nafie Hafizi: Kërkoj ndihmë që këta fëmijë ti rris siç ka dashur ajo. Kam harruar çfarë më ka gjetur mua. Mua më raftë pika!Po nuk bjen pika. Kam harru se du me jetu me i rrit këta fëmijë.
Të dy janë pensionistë dhe druhen se çfarë do të ndodhë pas disa viteve me fëmijët e Fildesit në kohën kur nuk kanë as shtëpi dhe as të ardhura të tjera përveç pensionit.
Nafie Hafizi: Më ka lënë detyrë shumë të vështirë, ne jemi dy pleq. Sa të kem jetë do të mundohem me i rrit. Por nuk kam mundësi me i rrit si ka dashur ajo. Kushtet ekonomike i kanë shumë të vështira. Jemi dy pleq me dy pensione. Ne kemi prit me e marrë rrogën Desi, jemi në shtëpi me qira. Që me 1 shtator jemi të gjithë jashtë. Unë me dy fëmijë jam jashtë dhe me plakun. 


Sigal