Flet Eksperti Fadil Kepi: Popullsia e Shqipërisë dhe e Botës, lindjet e pensionet në gjuhën e shifrave

Kuriozitete mbi popullsinë e botës dhe raportin lindje – vdekje, mosha mesatare, kush dhe kur u caktuan pensionet e para, shprehje të urta nga personalitetet më të mëdha të historisë 

Popullsia e Shqipërisë dhe e Botës, lindjet e pensionet në gjuhën e shifrave

-Në vitin 1990 në vendin tonë kanë lindur 82.125 fëmijë ose 225 fëmijë në ditë.
-Në vitin 2016, lindën 31.733 fëmijë ose 86 fëmijë në ditë. Këtë vit kanë lindur më pak fëmijë se vitin e kaluar. Pra popullsia e Shqiperisë po shkon drejt plakjes...?! Në vendin tonë 125 nëna kanë lindur trenjakë, 6 nga katërnjakë dhe një nënë nga Kalaja e Dodës që ka lindur më 17.3.2004 pesënjakë e të pestë djem Asllanin, Sabedinin, Beqirin, Shkëlzenin dhe Resulin. Fatmirësisht gëzojnë shëndet të mirë dhe janë nxënës të zellshëm. Një fjalë e urtë thotë:”kur lind fëmija gëzojnë, prindërit, fare-fisi dhe trarët e shtëpisë”. Pavarësisht se mbas vitit 1990 numri i lindjeve ka ardhë duke u ulur, cdo vit lindjet kanë qenë më të larta se vdekjet, kur ka disa shtete si Greqia, etj. që numri i vdekjeve është më i lartë se lindjet. Vendet me lindshmëri më të ulët janë: Gjermania, Polonia, Italia, Rusia, Ukrahina, Suedia, Letonia, Spanja, Cekia, Sllovenia etj. Vëndet me lindshmërinë më të lartë janë Nigeria, Uganda, Somalia, etj. Kina dhe SHBA numrin e lindjeve për 1000 banorë e kanë nën nivelin mesatar botëror.
-Artistja e Popullit Tinka Kurti ka thënë: “Kur them nanë, gjithshka kam thanë, sepse në prehërin e nënave rriten kombet”.
-Popullsia e botës në vitin 1960 ishte 3 miliardë banorë e në vitin 2011 arriti 7 miliardë, pra për 51 vjet u shtua me 133%. Aktualisht Kina ka 1,4 miliardë banorë, vendi me popullsi më të lartë në botë dhe pas saj vjen India.
-Janë rritur jetim, Profeti Muhamed, kompozitori gjerman Johan Sebastian Bah, Pjetri i Madh i Rusisë, filozofi francez Zhan Zhak Ruso, Mustafa Qemal Ataturku, Bejkush Birce, etj. 
-Qyteti me popullsi më të madhe në botë është Tokio me mbi 36 milionë banorë, pastaj vijnë Njujorku, San Paulo, Meksiko, Shangai, Bombei Pekini, Los Anxhelos, Kalkuta, Seuli, Xhakarta, etj.
-Regjistrimi i parë zyrtar i popullsisë në vendin tonë është bërë në vitin 1923 dhe rezultoi se vendi ynë kishte 814.380 banorë që banonin në 143 mijë familje ose mesatarisht një familje kishte 5,6 banorë. Në fshat banonin 84% e popullsisë dhe në qytet 16%. Qyteti i Tiranës kishte 10.845 banorë.
-Sipas Akademikut Kristo Frashëri tregtarët shqiptarë në vitin 1769, nga porti i Durrësit kanë eksportuar në Venedik 2.600 fuci me vaj ulliri dhe 14,000 dengje me duhan. 
-Shqipëria në vitin 1960 kishte 1.626.315 banorë ndërsa në vitin 2011 kishte 2.821.977 banorë ose për 51 vjet u rrit me rreth 74%. Mosha mesatare e popullsisë në vitin 1960 ka qenë 27 vjec, ndërsa ndërsa aktualisht mbi 37 vjec dhe ka prirje në rritje.
-Sipas Prof. Fiqiri Sheri bota shtohet me 900 veta në orë.
-Akademiku Mentor Përmeti shkruan: gjysma e popullsisë së botës ushqim bazë kanë grurin dhe gjysma orizin. Në një vit në botë konsumohen 140 milionë tonë peshk e 7 milionë ton duhan dhe po 7 milionë ton kafe.
-Mbështetur në librin e Prof. Ilia Telo “Moshimi i Popullsisë”, në vitet 1950-1960 mesatarisht një grua në vendin tonë ka lindur 6 fëmijë. Por nga viti në vit është rritur mosha mesatare e martesave dhe është ulur lindja mesatare e fëmijëve nga një grua.
-15 cifte të martuara në 10 vjetët e fundit kanë mesatarisht 20 fëmijë. Më shumë fëmijë lindin në pranverë.
-Në vitin 1994, italiania Rosanna Dalla lindi djalë në moshën 63 vjece.
-Regjistrimi i pjeshëm i popullsisë dhe tokave në Shqipëri është bërë nga Perandoria Turke me urdhër të Sulltanit në vitin 1431-1432. Tirana në atë vit kishte 7.300 banorë që banonin në 1.000 shtëpi. Në këtë regjistrim përmendet dhe emri i fshatit Prezë.
-Popullsia më e lartë në Shqipëri ka qenë në vitin 1989, rreth 3,2 milionë banorë, në fillim të vitit 2017 kishte 2.876.591 banorë dhe mesatarisht një familje ka 3,7 pjestarë.
-Aktualisht në vendin tonë ka 661 mijë pensionistë nga të cilat 80% e zënë pensionet e pleqërisë, 11% pensionet familjare dhe 9% pensionet e invaliditetit. Në vitin 2016, dolën në pension 35.059 persona.Vitin e kaluar në krahasim me vitin 2015, u shtuan 12.600 pensionistë. Një duhanpirës mesatarisht deri sa del në pension ka shpenzuar 5 milionë lekë të rinj. Po të pinte gjysëm pakete në ditë shëndetin do ta dëmtonte më pak dhe do të kishte kursyër 2,5 milionë lekë.
-Sipas statistikave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në vitin 2016 kishte 718.286 kontribues, nga të cilët 53.168 të vetpunësuar në bujqësi, 7.323 persona kanë bërë sigurime vullnetare përfshi dhe emigrantët. Vitin e kaluar kishte 836 pensione sociale dhe 2.237 minatorë të nëntokës kanë përfituar pension mbasi kishin plotësuar moshën 55 vjec, 30 vjet punë të siguruara gjithsej e nga këto dhe 12,5 vjet minatorë në minierat e nëntokës.
-Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, në vitin 2016, për pensionet u shpenzuan 104,3 miliadrë lekë nga të cilat 58% u siguruan nga mbledhjë e kontributeve dhe 42% nga Buxheti i Shtetit.
-Hipokrati ka thënë:”Kur je i ri mendo se do plakesh dhe kur je shëndoshë mendo se mund të sëmuresh”.
-Nga radha e pensionistëve janë zgjedhur dy personalitete për të drejtuar shtetin shqiptar, Turhan Pasha një nga personalitetet më të shquar të Perandorisë Osmane, në vitin 1914 në moshën 73 vjec u zgjodh kryeministër në kohën kur mbret nga fuqitë e mëdha u caktua Princ Ëidi dhe Z. Alfred Moisiu në vitin 2002 u zgjodh me konsensus nga Kuvendi i Shqipërisë, President i Republikës. 
Jetëgjatësia mesatare e jetës në vitin 1950 ne vendin tonë ka qenë 53,5 vjet, ndërsa në vitin 2014 ishte 78,3 vjec. Femrat në vndin tonë dhe në botë jetojnë 6 deri 8 vjet më shumë se burrat.Cdo moshë ka bukurinë e saj.
-Në vitin 2016, dolën në pension mesatarisht 100 vetë në ditë.
-Në vitin 2011 kishte 1.446 pensionistë 95-100 vjec dhe 402 pensionistë mbi 100 vjec, nga të cilët 321 gra dhe 81 burra. Një nga këto është pensionistja nga Laci Dranë Kaza e cila ka lindur më 5.4.1916 në fshatin Lunadh të Pukës. Ajo ka lindur 9 fëmijë dhe mban librezën e pensionit me nr.7703. 
-Nga 236 shtete që ka bota 14 prej tyre drejtohen nga femrat.
-Në librin “100 personalitetet më të shquara në histori” të autorit amerikan Michael Hart, 98 janë burra dhe 2 janë gra dhe të dyja mbretëresha, Izabela e Spanjës dhe Elizabeta e Anglisë. Vendin e parë në këto 100 personalitete e zënë shkencëtarët. Ja disa prej tyre, Isak Njutoni, Johan Gutenberg shpikësi i shtypshkronjës, Kristofor Kolombi, Albert Anshtanji shkencëtari më i madh i shekullit të 20-të, Lui Pastër biolog francez i cili ka shpikur ilacin kundër tërbimit dhe plasjes mbi moshën 72 vjec mbas një pune këmbëngulese prej 50 vjetësh, Galileo Galileu, Nikolla Koperniku, Carls Darvini, Xhejms Ëat, Adam Smith, Shekspiri, Guljem Markoni zbuluesi i radios, Aleksandër Fleming zbuluesi i penicilinës, Rotgen, Kepler, etj.Gjallë është vetëm një, Mihail Gorbacovi i cili ka qenë dhe në vendin tonë.
-Pensionin e parë në botë e ka caktuar Mbretëresha e Anglisë Elizabeta e parë shkrimtarit më të madh të kohrave Uilliam Shekspirit vitin 1586, kur ai ishte në moshën 36 vjec me vlerë 100 mijë paund në vit e barabartë me 8.334 dollarë të sotëm amerikanë në muaj.
-Sipas shkrimtarit Sabri Godo, në librin e tij “Ali Pashë Tepelena” botim i vitit 2003, faqe 283-284, Ali Pashë është i pari që i ka caktuar pension mësuesve, duke caktuar në buxhetin e tij 1.200 grosh në vit. 
-Në vendin tonë, ligji i parë për pensionet u vëndos në vitin 1928. Në nenin 7 të ligjit të mësipërm thuhet:”Vite pune për pension për administratën shtetërore njihen nga data 28 Nëntor 1912”, e si institucion i vecantë janë krijuar më 10 gusht të vitit 1947. 
-Sigurimet shoqërore për herë të parë në formë massive u vendosën në Gjermani: për sëmundje në vitin 1883, për dëmtimet trupore në vitin 1884, për pleqërinë në vitin 1889.
-Sipas modelit gjerman u krijua në Austri sigurimi për sëmundje në vitin 1888 në Luksemburg u vendos në vitin 1901, Francë e Serbi 1910, Rusi e Britani e Madhe në vitin 1911, Rumani 1912, Poloni 1920, Greqi 1922.
-Sigurimi i nënës për lindje në Itali u vendos në vitin 1910, Spanjë 1923. 
-Më e moshuara në Shqipëri është Hava Ruda nga Elbasani e cila ka jetuar 123 vjece. Ajo ka lindur në fshatin Shushicë të Elbasanit më 14.8.1880 dhe vdiq më 8.11.2003. Ajo la 120 mbesa e nipër. Qerime Bardhi nga fshati Letëm i Librazhdit ka jetuar 118 vjece. Ajo ka patur 3 motra e 5 vëllezër të cilët kanë jetuar 92 deri 100 vjec. Nënë Qerimeja la 93 mbesa e nipër.
-Në Japoni ka 36 mijë pensionsitë mbi 125 vjec dhe në Kubë mbi 2.500 pensionistë mbi 100 vjec.
- Sipas gazetës “Mësuesi”, Kardinali Anglez D’Armanjan pa nën strehën e një shtëpie një 80 vjecar që iu ankua se e kishte rrahur babai. Kardinali kërkoi të njihej me babanë e tij i cili qe 113 vjecar. Kur e pyeti pse e kishte rrahur të birin, 113 vjecari iu përgjigj se nuk kishte nderuar si duhet gjyshin e tij 140 vjecar!
-Sipas vendimit të Qeverisë nr.478, datë 12.7.2006, përvec shpërblimit të lindjes nëna që lind trenjëke, nga bashkia merr 9.000 lekë në muaj, katërnjakë 16.000 lekë në muaj dhe pesënjakë 25.000 lekë në muaj deri sa fëmijët të bëhën 18 vjec.
-Amerikania Nadia Sulejman në vitin 2011, ka lindur 8 fëmijë dhe i ka me shëndet të mirë, në Egjypt një grua lindi 7 fëmijë dhe më 6 janar 2013 në Meksikë, një grua lindi 6 fëmijë nga të cilët 4 djem e 2 vajza, dhe të gjithë fëmijët jetojnë.
-Kujtim Sinani nga Elbasani ka 31 fëmijë me tri gra 13 vajza e 18 djem.
-Kompozitori i famshëm Gjermani Johan Sebastian Bah me dy gra ka patur 20 fëmijë, katër nga të cilët i ngjanë babait e u bënë muzikantë.
-Një cift amerikan në 23 vjet martese ka 18 fëmijë.
-Emiri i Kuvajtit ka 24 fëmijë dhe secilit i ka blerë nga ishull në Greqi. 
-Lindja e binjakëve trashëgohet 6 herë më shumë nga linja e nënës e një herë nga babai.
-Meqenëse ishte kohë lufte Bajram Curri ka lindur gjatë udhëtimit në qerre.
-Një nga rektorët suksesivë të Universitetit të Tiranës, ka qenë me një dorë, ministri Izraelit i Luftës Moshe Dajan shikonte me një sy, Presidenti i 32-të i Amerikës Franklin Roosvelt i vetmi që është zgjedhur në 3 legjislatura, (1933-1945) dy vitet e fundit ka punuar duke qenë invalid, nga këmbët, fubollisti Brazilian Garinxha golashënuesi më i mirë në kampionatet botërore të futbollit në vitin 1958 në Suedi dhe 1962 në Kili, këmbën e majtë e ka patur 6 centimetra më të shkurtër se e djathta. 
-Pedagogia në Universitetin e Arteve Blerina Shalari (me aftësi të kufizuar) kohët e fundit mbrojti me sukses dhe fitoi gradën shkencore Doktore e Shkencave në Muzikë, me udhëheqës Sekretarin Shkencor Akademikun Vaso Tole. Urime Blerina.
-Homeri e krijoi Iliadën, kur ishte i verbër, Bethoveni sinfoninë më të bukur kur nuk dëgjonte, Ciceroni orator i madh kur ishte fëmijë belbëzonte, matematicieni i madh Galuaji, matematicien i njohur mbeti në klasë ne vitin e dytë të shkollës së mesme në lëndën e matematikës, Edisonin komisioni e pranoi me vështirësi të hynte në klasën e parë të shkollës fillore sepse e konsideronin me zhvillim të vonuar, ndërsa ai u bë shkencëtar… Aleksandri i Madh mund të themi se u bë i tillë sepse pati mësues, filozofin e madh të botës Aristotelin. Fan Noli kur filloi klasën e parë nuk e kishte me dëshirë shkollën dhe një ditë nëna e futi nmë një thes dhe e coi në shkollë. Nga ajo ditë ai mësoi shumë mirë dhe u bë suksesiv në disa fusha.
-Puna, ka thënë Volteri largon tre të këqija vesin, mërzinë dhe vërfërinë.
-Adam Smith ka shkruar: “Toka është nëna e begatisë dhe puna babai saj”
- Gëte: “Djersa e bujkut e vadit më mirë tokën se vesa e shiut”.
-Balzak: “Ato që duhet të dimë më shumë e njhim më pak janë ligjet”.
-Kur e pyetën mbretin e Spartës se cili është autoriteti më i lartë në Spartë. Ligji u përgjigj ai.
-Albert Ajnshtajni: ka shkruar: „Durimi dhe këmbëngulja gjithmonë shpërblehen”.
-Ish Presidenti Amerikan Duajt Ajzenhauer ka thënë:”Më shqetëon shumë mungesa e respektit për ligjet”.


Përgatiti: Adela Krriku