Flet Dekani: Nga e hëna pedagogët e Histori-Filologjisë një ditë në javë protestë

517
Sigal

Asambleja e Pedagogëve në Fakultetin e Histori-Filologjisë e shpalli këtë javë, javë proteste.

Dekani i Fakultetit, Sabri Laçi, zbardhi vendimet pas një diskutimi prej 1 orë e gjysmë të Asamblesë.

Nga java e ardhshme, tha ai, do të ketë një ditë protestë në javë sipas një kalendari.

Asambleja e pedagogëve është thirrur për situatën e krijuar në Fakultetin e Histori-Filologjisë dhe përgjithësisht në arsimin e lartë, në institucionet publike të arsimit të lartë në Shqipëri.

Meraku i të gjithë ishte dhe mbetet sesi do të dilet nga kjo situatë, si do të reagojnë në vijimësi profesorati dhe institucionet drejtuese. U diskutua për gati një orë e gjysmë dhe dolën një sërë propozimesh.

Asambleja ishte unanime në vendimmarrjen e sotme. U vendos që kjo javë të shpallet javë proteste nga stafi akademik i Historisë dhe Filologjisë dhe në vijimësi në javët që vinë protesta do të vijojë një ditë në javë sipas një kalendari, javën e parë të hënën, të dytën të martë etj.

Qëllimi i kësaj proteste do të jetë ndërgjegjësimi për gjithë problematikën e gjerë që ka arsimi i lartë në Shqipëri,”- tha Laçi.