Sigal

Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe tha se vendimin e Gjykatës do ta apelojnë. Në një deklaratë për mediat, pas dhënies së vendimit, Meçe tha se gjykata nuk i shpëton dot presionit.

Vladimir Meçe: Vendimi është i padrejtë, do ta anikojmë. Pati edhe akuza që ranë poshtë nga gjykata, por duhet të binin edhe këto akuzat e tjera. Vendimi nuk u dha i arsyetuar, u dha vetëm dispozitivi. Fatkeqësia e kësaj gjykate është që nuk i shpëton dot presioni dhe së dyti në fushën në të cilën këta operojnë janë në gjendje të bëjnë dallimin mes të drejtës civile, administrative dhe penale. Të gjitha akuzat ishin të stisura.