Fleckenstein: Premtuese ajo që pash në Tiranë, ligji po zbatohet

632
Sigal

TIRANE – Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Tiranë, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, bën një përmbledhje të takime që pati me liderët polikë në vendin tonë dhe me ecurinë e Tiranës zyrtare drejt integrimit evropian.

“Forcimi i shtetit të së drejtës është një proces që nuk ka të bëjë vetëm me krijimin e mjedisit të sigurt për kompanitë, por ë një proces që lidhet me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ajo çfarë kam parë është premtuese, qeveria ka filluar t’i zbatojë ligjet. Është e rëndësishëm të veprohet në mënyrë të ligjshme po ashtu. Ky, element i rëndësishëm për tu theksuar”, tha Fleckenstein. 

Fleckentesin: Shoqeria te perfshihet ne procesin e integrimit, nese ja lini vetem politikaneve, humbisni!
Në këndvështrimin e eurodeputetit, procesi i integrimit evropian do të jetë i suksesshëm vetëm atëherë kur të përfshihet e gjithë shoqëria. Nëse i lihet në dorë vetëm politikanëve, tha ai, vendi do të humbë. Ai tha se shpreson që së shpejti të ngrihet edhe Këshilli Kombëtar për Integrimin, i cili deri më tani nuk ka gjetur konsensusin e palëve në vend.
 
“Shpresoj se në të ardhmen e shpejtë do të ketë një Këshill Kombëtar për Integrimin, do të jetë një forum ku do të marrin pjesë përfaqësues nga fusha të ndryshme. E di nga eksperienca në vendin tim, që nëse BE është diçka vetëm për politikanët nuk do ta fitojnë këtë lojë. Procesi është i suksesshëm vetëm kur të sigurohet një shumicë e gjerë e shoqërisë, që dëshiron të jetojë në një shoqëri e cila ka vlerat për të cilat flasim gjatë gjithë kohë. Po flasim për një maratonë të gjatë, partitë politike të punojnë në mënyrë konstruktive. Politikanët duhet t’i shpjegojnë qytetarëve të tyre se çfarë duhet të realizohet dhe si e ka trajtën integrimi evropian. Çfarë risie sjell dhe duhet të bëjnë për të kontribuuar. Nëse çështja i lihet në dorë vetëm politikanëve do të humbisni”, u shpreh Fleckenstein. 

Fleckenstein: Nuk jam arbitër, dua t’iu ndihmoj për reformat. Ja tre sfidat e Shqipërisë
Fleckenstein u kujdes të theksojë se nuk është në rolin e arbitrit, por të raportuesit të përhershëm për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, deri në fund të mandatit të tij. Funksioni i tij, përfshin paraqitjen e një raporti në lidhje me progresin e Shqipërisë drejt reformave integruese, raport i cili i prezantohet 750 eurodeputetëve në PE. Sipas tij, tre janë sfidat me të cilat përballet vendi ynë në këto momente.
 
“Nuk kam ardhur si arbitër dhe as si mësues, nuk më pëlqen të më shikoni në këto pozicioni, do të ishte mënyra e gabuar. Unë dua të kuptoj dhe kurdo të jetë e mundur dua t’i vij në ndihmë vendit për realizimin e reformave. Shqipëria duhet të plotësoje tre sfida; Forcimin e shtetit të së drejtës; ndryshimin e kulturës politike që të sigurohet një klimë bashkëpunimi, besimi te institucionet, shpresë te një e ardhme më e mirë; dhe më shumë bashkëpunim me shoqërinë civile”, u shpreh Fleckenstein. 

Fleckenstein: Vendi është në drejtimin e duhur
Raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian tha se ka parë hapa konkretë sa i përket përmbushjes së 5 prioriteteve të vendosura nga KE për Shqipërinë drejt BE-së. Shohim hapat e para, goxha punë të bërë, por ka edhe sfida. Por vendi është në drejtimin e duhur, për ne në Bruksel ky është lajm i mirë.
 
Pesë prioritetet
Reforma në administratë publike
Reforma në gjyqësor
Lufta ndaj korrupsionit
Lufta ndaj krimit të organizuar
Mbrojtja e lirive dhe të drejtave të njeriut