Fjala e parë si ambasadore në Tiranë, Kim: Krah jush për anëtarësimin në BE

139

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim mbajti sot fjalë e saj të parë si kryediplomate pas marrjes së detyrës.

Ajo u shpreh se nderuar që Presidenti Trump e propozoi për të përfaqësuar diplomacinë amerikanë në Shqipëri.

Kim vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve tona, duke theksuar se jo shumë vende kanë lidhjen e fortë që Amerika ka me Shqipërinë.

“Edhe kur qeveritë tona nuk e njihnin njëra-tjetrën, popujt tanë vazhduan t’i mbanin lidhjet. Këto lidhje u bënë përmes Zërit të Amerikës.

Në do të qëndrojmë krah jush në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Pres të punoj me politikanët shqiptarë në përmbushjen e reformës në Drejtësi.

Mos ketë dyshime se SHBA-të e vlerësojnë Shqipërinë si një aleate dhe partnere. Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane”, tha ndër të tjera ambasadorja Kim.