Firma serbe e koncesionit të analizave mjekësore dhe zhvatjes së 120 laboratorëve, do të paguhet me 240 milionë euro për 30 vjet

622
Sigal

Gazeta Telegraf/


Qeveria deklaron me VKM, se
koncesionari monopol i laboratorëve mjekësorë ka të drejtë të marrë edhe 400
mijë USD për sekserin e të shtojë kontratën edhe 3 herë nga 10 vite

 

Firma serbe e koncesionit të analizave
mjekësore dhe zhvatjes së 120 laboratorëve, do të paguhet me 240 milionë euro
për 30 vjet

 

Përparim HALILI

 

Kujtojmë,
që pagesat e koncesionit që shteti shqiptar duhet të paguajë ndaj firmës serbe
janë 8 milionë euro në vit ose 240 milionë euro për 30 vite, sa zgjat kontrata
koncesionare, me të drejtë përsëritjeje në çdo 10 vite për 3 herë radhazi ose
60 vite, pra deri kur ministri Beqaj të jetë 105 vjeç, kryeministri Rama të jetë
110 vjeç, ndërsa ministrja Milva Ikonomi të jetë… 125 vjeçe!

 

VKM,
përcakton: “Adresa për komunikim nga pala shqiptare është Milva Ikonomi, me
detyrë (ish) Zv/ministre e Shëndetësisë së Shqipërisë, Bulevardi “Bajram
Curri”, Nr. 1 Tiranë, telefon: +355 4 23 76 178, Shqipëri, ndërsa për
palën serbe, personi për komunikim është Mr. Georgi Petrov, Menaxher Rajonal i
firmës, me adresë: Bulevardi “Kralja Aleksandra, 8611000 Beograd, SERBI, tel:
(+381 11) 302375, Fax: (+38111) 3023 740

 

 

Skandali me VKM Nr. 80, datë 28
janar 2015, që fal shërbimin e analizave laboratorike me vlerë 97 milionë euro;
objekte, truall e pajisje mjekësore, nuk ekziston i publikuar as në faqen
zyrtare të kryeministrisë, as në faqen zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë,
as në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave, as në faqen zyrtare të
Ministrisë së Ekonomisë, as në faqen zyrtare të Qendrës së Publikimeve zyrtare,
as në faqen zyrtare të kompanisë serbe me logo amerikane “International Finance
Corporation (IFC)”, të cilës i është falur kjo pasuri gjigante. Por ekziston
një “gjurmë gishtash”, ku me firmë e me vulë të Ministrisë së Shëndetësisë, si
propozues i këtij koncesioni krim shtetëror dhe hartuesi i marrëveshjes
koncesionare dhe si person kontakti në emër të qeverisë shqiptare me firmën
serbe, qenka ish-Zv/ministrja e Shëndetësisë Milva Ikonomi, aktualisht Ministre
e Ekonomisë, e cila nga ky pozicion aktual, do të firmosë edhe dhurimin tek
firma serbe, të objekteve të laboratorëve e pajisjeve të tyre. Sipas dosjes që
disponon gazeta “Telegraf”, ministrja Milva Ikonomi është në lidhje të plota si
menaxhere, me menaxherin e këtij koncesioni, mjekun Georgi Petrov, personin
serbo-bullgaro-ruso-maqedonas të 22 OJF në sektorin e mjekësisë në SHBA,
Evropë, Ballkan e Azi, të autorizuar prej firmës “IFC” për të zhvatur monopolin
e laboratorëve të shërbimit mjekësor shtetëror në Shqipëri. Këtë e konfirmon VKM
Nr. 80, datë 28 janar 2015, me këtë përcaktim: “Adresa për komunikim nga pala
shqiptare është: Milva Ikonomi, me detyrë
(ish)Zv/ministre e Shëndetësisë të Shqipërisë, Bulevardi “Bajram
Curri”, Nr. 1 Tiranë, telefon: +355 4 23 76 178, Shqipëri
. Ndërsa për
palën e firmës “International Finance Corporation (IFC)” (firma serbe), personi
për komunikim është: Mr. Georgi Petrov,
Menaxher Rajonal në Shërbimet Këshillimore në “IFC” për Partneritetin Publik
Privat, Departamenti i Evropës dhe Azisë Qendrore, me adresë: “International
Finance Corporation (IFC)”, bulevardi “Kralja Aleksandra, 8611000 Beograd,
SERBI, tel: (+381 11) 302375, Fax: (+38111) 3023 740, Web: www.ifc.org

 

Shteti
shqiptar, do t’i paguajë 400 mijë dollarë sekserit të firmës serbe, për
koncesionin e falur

 

Ja çfarë ndodh tjetër: Klienti
(Ministria e Shëndetësisë), në rast se krijon pengesë për mos realizimin e një
pjese të shërbimeve laboratorike në favor të firmës serbe monopol IFC,
detyrohet të paguajë një pagesë fikse prej 64 mijë dollarë amerikanë ($64.000)
për shërbimet e përcaktuara në “Aneksin 1” të VKM, gjobë që do të paguhet në dy
këste, secili brenda 15 ditëve kalendarike. Një pagesë tjetër që do të paguajë
shteti shqiptar është ajo për “për suksesin e transaksionit (sekserizimit) që
nuk duhet të kalojë 400 mijë dollarë amerikanë ($ 400,000), për shërbimet e
parashtruara në “Aneksin 1”, likuidim që do të bëhet brenda 15 ditëve
kalendarike, pas datës së mbylljes së transaksionit, d m th data në të cilën
marrëveshja parashikon nënshkrimin e transaksionit. Për qëllime të këtij
paragrafi, “transaksion” nënkupton çdo marrëveshje apo grup
marrëveshjesh që parashikojnë pagesën në dorë ose në natyrë, nga çdo person. Pavarësisht
nga sa më sipër, pagesa dhe shpenzimet e përmendura në “Seksionin 4” më lart,
nuk përfshijnë pagesat dhe shpenzimet që lidhen me zbatimin e projektit, si për
shembull pa kufizim; kostot e reklamave, kostot e fushatave, të opinionit
publik, kostot e shpenzimeve të tjera dhe të gjitha këto, sipas marrëveshjes do
të paguhen (ose do të detyrohet të paguhen) nga “klienti” që në rastin konkret
është Ministria e Shëndetësisë Shqiptare. Të gjitha pagesat për firmën
koncesionare serbe “International Finance Corporation” (IFC), sipas përcaktimit
në VKM Nr. 80, datë 28 janar 2015, do të bëhen në këtë depozitë bankare:
Llogaria Nr. 2000192003476, WELLS FARGO, N.A., 375 PARK AVENUE: NEW YORK, NY
10152, UNITED STATES OF AMERIKA. Por sipas marrëveshjes mes Ministrisë së
Shëndetësisë Shqiptare dhe firmës serbe “International Finance Corporation”
(IFC), pagesat prej qeverisë shqiptare, mund të bëhen edhe në një bankë të një
shteti tjetër, ku ta referojë firma serbe, me të drejtën për ta ndryshuar herë
pas here, duke e adresuar në bankën dhe shtetin që dëshiron ajo! Kujtojmë, që
pagesat e koncesionit që shteti shqiptarë duhet të paguajë ndaj firmës serbe
janë: 8 milionë euro në vit ose 240 milionë euro për 30 vite sa zgjat kontrata
koncesionare, me të drejtë përsëritjeje në çdo 10 vite për 3 herë radhazi, d m th
60 vite, ose deri kur ministri Beqaj të jetë 95 vjeç, ndërsa kryeministri Rama
të jetë… 110 vjeç!

 Degradimi i 120 laboratorëve, pjesë e skenarit
“Beqaj”, për t’i dhënë me koncesion falas

 

Mjekësia shtetërore shqiptare,
aktualisht ka 120 laboratorë aktivë, pavarësisht gjendjes së tyre mjerane në
afro 50 laboratorë në Tiranë, qytete, rrethe e qarqe, madje edhe brenda në
spitale. P.sh, në Qendrën e Higjienës dhe Epidemiologjisë, laboratorët bakteriologjikë
kanë degraduar plotësisht, aq sa nuk mund të bësh dot as analiza të plota e të
sakta uji. Në 70% të laboratorëve të spitaleve e poliklinikave, mungon
furnizimi me “Kite” dhe me afro 90% të bazës materiale, të nevojshme për të
bërë analiza të plota e të sakta. Drejtuesit e spitaleve, me urdhër të
ministrit Beqaj, kanë përjashtuar nga planifikimi i buxhetit vjetor të
spitaleve, klinikave e poliklinikave rajonale e të rretheve, fondin e
detyrueshëm për laboratorët për vitin 2016 dhe 2017, duke i lënë ato pa
investime e pa financime. Tenderët për bazë materiale e pajisjesh, bëhen vetëm
në ministri, në kontrollin e plotë të ministrit Beqaj, duke postuar bordet e
qendrave shëndetësore rajonale e spitalore në qarqe e rrethe. Në shumë
laboratorë, me urdhër të ministrit Beqaj, janë hequr qëllimisht specialistët
laboratorikë klinikë-biokimikë, duke i transferuar ose duke u suprimuar vendet
e punës në laboratorë. Ashtu si edhe në shumë laboratorë, ku janë larguar mjekë
specialistë e janë punësuar mësues biokimie! Një tjetër degradim i laboratorëve
është në aspektin e godinave e mjediseve të brendshme, ku 60% e laboratorëve në
spitale, nuk plotësojnë kushtin as për të qenë depo mbeturinash.

Çmimet e analizave do të rriten
2-3 herë dhe do të bëhen vetëm tek koncesionari serb

 

Pazari i koncesionit të
laboratorëve të mjekësisë shqiptare në të gjithë territorin e Shqipërisë, me
objekt bërjen dhe njohjen e analizave mjekësore vetëm tek firma koncesionare
serbe monopol që ka përzgjedhur ministri Beqaj me “vulën” e kupolës së
“Rilindjes”, ashtu siç veproi me “
Check-up”, Dializën,
ushqimin dhe shërbimin lakanderi në spitale, me parkimin e automjeteve tek
Qendra Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, me mbetjet spitalore, me Urgjencën e
re të Tiranës dhe me shumë koncesione të tjera! Sipas platformës së miratuar të
këtij koncesioni, shteti nuk do të jetë më pronar i laboratorëve mjekësorë.
Shqiptarët e joshur me mashtrimin e shëndetësisë falas të “Rilindjes”, jo vetëm
nuk do të bëjnë analiza falas, por çdo analizë do ta paguajnë me çmime 2-3 herë
më ta lartë, se sa e paguajnë aktualisht, me qëllimin për të mbushur me dhunën
e monopolit, “thesin” e koncesionarit serb, të cilin e ka përzgjedhur mafia
qeveritare
Ky koncesion mafioz, ka si objekt edhe zhvatjen e
shërbimit publik të analizave laboratorike mjekësore në Shqipëri, ligjëruar me
VKM Nr. 80, datë 28 janar 2015. Çdo shqiptar i siguruar apo i pa siguruar që do
të paraqitet për të bërë analiza mjekësore në laboratorët e koncesionit serb,
do të paguajë tarifa që i vendos koncesionari. Sa do të jenë çmimet e 173
analizave mjekësore që bëhen në Shqipëri, pas kalimit të shërbimit laboratorik
me koncesion?

Ja 11 kërkesat e Shoqatave
Biokimike e
Klinike dhe të Mjekësisë Laboratorike të Shqipërisë, pas
vendimit për dhënien e shërbimit dhe objekteve laboratorike me koncesion

 

1.      Përfshirje institucionale
të ASoLaM me të paktën dy përfaqësues në grupin e punës të ngritur nga MSH,
lidhur me PPP në sistemin laboratorik publik.

2.      Përfshirjen në grupin e
punës të MSH e të paktën një përfaqësuesi të shërbimit laboratorik të sistemit
parësor.

3.      Në mbështetje të
reformimit dhe përmirësimit të shërbimit laboratorik publik, ASoLaM sugjeron
dhe propozon aplikimin e llojit të Partneritetit Publik Privat , që mbështet
infrastrukturën logjistike të laboratorëve mjekësorë publikë.

4.      Ndërkohë mbështesim fort
idenë, që në institucionet publike shërbimi laboratorik të mbetet publik, si
pasuri dhe pronë publike e spitaleve dhe poliklinikave tona me eksperiencë më
shumë se 70-vjeçare.

5.      Ideja për privatizim e
laboratorëve mjekësorë është tërhequr pas argumentimeve kundra të specialisteve
të fushës. Ndërkohë, 10 vitet e fundit në sektorin publik janë bërë investime
në teknologji, të cilat kanë ardhur ose si donacione, ose nga tenderimi direkt
i publikut me privatin.

6.      Sigurojmë se mjekët
specialistë të shërbimit laboratorik publik kanë kompetencën dhe trajnimin e
duhur profesional për të aplikuar çdo lloj teknologjie të re që do të sillte ky
bashkëpunim.

7.      Gjithashtu, ASoLaM dhe
Shërbimi Universitar i Laboratorit Biokimik Klinik të QSUT, ofron të gjithë
asistencën teknike dhe profesionale trajnuese për stafin mjekësor të shërbimeve
publike.

8.      Shprehemi vendosmërisht
kundër aplikimit të PPP në formën e një koncesioni të shërbimit biokimik klinik
laboratorik publik, mbështetur në disa argumente.

9.      ASoLaM mendon dhe
sugjeron se një pjesë shumë e rëndësishme e reformës në sistemin laboratorik
mjekësor në vend është përfshirja e laboratorëve mjekësorë privatë që prej
vitesh operojnë  në vend, duke ofruar një shërbim komplementar të
shërbimit laboratorik publik.

10.  Të organizohet nën
përgjegjësinë publike skema e Kontrollit Kombëtar të Cilësisë, nën drejtimin e
Shërbimit të Laboratorit Universitar të QSUT-së dhe mbështetjen e AsoLaM, duke
kontrolluar të gjithë laboratorët mjekësorë publikë dhe privatë, për të
siguruar cilësi.

11.  Të fuqizohen laboratorët
universitarë publikë të QSUT -UMT, të vetmet institucione publike akademike.

 Ja sa bëhet çmimi i 58 analizave
të imunologjisë, pas nisjes së koncesionit serb të laboratorëve

 

1 .Imunoglobulina serike IgG:                        1913
lekë

2. Imunoglobulina serike IgA:                        1913
lekë

3. Imunoglobulina serike IgM:                        1913
lekë

4. Proteina C reactive:                                     1913 lekë:

5. Faktori rheumatoid:                                    1913 lekë

6. Antistreptolizina:                                        1913 lekë

7. C3 serik:                                                      1913 lekë

8. C4 serik:                                                      1913 lekë

9. Ceruloplazmina serike:                                2233 lekë

10. Alfa 1 antitripsina:                                    2233 lekë

11. Alfa 2 makroglobulina:                             2233
lekë

12. Alfa glikoproteina acide:                          2233
lekë

13 .Transferina:                                               2233 lekë

14. Albumina:                                                 2233 lekë

15. Prealbumina:                                             2233 lekë

16 .Haptoglobina:                                           2233 lekë

17. PCR high sensitive:                                   2913 lekë

18. Antitrombina:                                            2233 lekë

19. Apolipoproteina A:                                   2913 lekë

20. Apolipoproteina B:                                   2913 lekë

21. IgE totale serike:                                       2913 lekë

22. Inhibitori C1 esteraze:                               2233 lekë

23. Krioglobulina:                                           3233 lekë

24. Vargje te lehta urine/serum:                      1913
lekë

25. Antitrupat antikardilipine:                        1385
lekë

26. Antitrupa antinuclear:                               1951 lekë

27. Antitrupat anti ENA:                                4498 lekë

28. Antitrupat anti AND native”                    3385
lekë

29. Antitrupat anti ANCA PR3:                     3385
lekë

30. Antitrupat ANCA MPO:                          3385
lekë

31. Antitrupat anti GLIADINE IgG:
                        3385 lekë

32. Antitrupat Transglutaminaze
IgA:            3385 lekë

33. Antitrupat anti ASCA IgA:                      3385
lekë

34. Antitrupat anti ASCA IgG:                      3385
lekë

35. Antitrupat anti mitokondri:                       3385
lekë

36. Antitrupat anti muskuj të
lëmuar:             3385 lekë

37. Antitrupat anti TPO:                                 3385 lekë

38. Antitrupat anti triglobulina:
                     3385
lekë

39. Antitrupat anti muskuj të
strijuar:             3776 lekë

40. Komplekse imune qarkulluese:                 3385
lekë

41. Antitrupa anti
helikobakterpilori: 3385 lekë

42 .Antitrupa anti membrana
bazale glomerulit: 3776 lekë

43. Antitrupa anti ishuj të
pankreasit:             3776 lekë

44.Antitrupa anti ovare surenale
teste:           3776 lekë

45. Antitrupa anti qeliza
parenkimale te stomakut: 3385 lekë

46. Antitrupa anti cerebellum:                        2776
lekë

47. Antitrupa anti ind kardiak:                       2776
lekë

48. Antitrupa anti pemphigus:                        2776
lekë

49. Antitrupa anti pemphigoit:                        2776
lekë

50. Antitrupa anti tetanozi:                             2385
lekë

51. Antitrupa anti PCP:                                  2385 lekë

52. Prova e coombs
direkt/indirect:                2385 lekë

53. Imunofenotipizmi leukocitar:                    9374
lekë

54. Përgjigje e limfociteve T
mitogjene:         21959 lekë

55. Përgjigje e limfociteve T
antigjene:           21959 lekë

56. Tipizmi HLA (1 LOCUS):                        13738
lekë

57. Cros match CDC:                                                 12839 lekë

58. CROS match CITON-FLUC:                  28738
lekë

VKM Nr. 80, datë 28 janar 2015

 

Për miratimin parim, të tip marrëveshjes së
shërbimit
financiar, ndërmjet
Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministri i
Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe Korporatës
Financiare Ndërkombëtare

 

mbështetje të nenit 100 Kushtetutës dhe të
neneve 5 e 7 të
Ligjit Nr. 8371, datë 09. 07. 1998 “Për lidhjen e traktateve dhe
marrëveshjeve
ndërkombëtare”, me propozimin e Ministrit të
Shëndetësisë, Këshilli i
Ministrave, VENDOSI

 

1.      Miratimin, parim, të marrëveshjes së
shërbimit
këshillimor financiar,
ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar
nga

Ministria
e Shëndetësisë dhe
Korporatës F
inanciare
Ndërkombëtare, sipas
tekstit bashkëlidhur këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi
menjëherë.

2.    Klienti (Ministria e
Shëndetësisë), dëshiron lë paraqesë Pjesëmarrjen e
Sektorit Privat për
shërbimet laboratorike dhe
i përmirësoje efiçencën, duke transferuar menaxhimin,
funksionimin dhe mirëmbajtjen e laboratorëve (“Objekteve”) tek
një apo më shumë investitorë private me përvojë
menaxhimi efiçent,
funksionimin dhe mirëmbajtjen e objekteve të ngjashme në sektorin e shërbimeve
laboratorike dhe që do të zbatojë një plan modernizimi të godinës dhe pajisjeve
Objekteve/Laboratorëve (“Projekti”).

3.    IFC është një institucion
ndërkombëtar financiar. anëtar i të cilit është Shqipëria. dhe me
përvojë (i njohur në fushën e privatizimit dhe ristrukturimit të
shoqërive dhe
shërbimeve publike sektorë të ndryshëm, duke përfshirë sektorin e shëndetësisë.

 

KRYEMINISTRI

EDI RAMA