Fiqiriu i Vorës po zbraz thasë me miell të helmuar, për t’i mbushur me….vota

1502
Që prej 15 ditësh, kur Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) bllokoi në Vorë disa qindra ton miell të helmuar “Diamond”, të firmës “Agroblend” me pronar bashkëshorten e kryetarit në detyrë të bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili, njëherazi kandidat për të mbajtur kolltukun uzurpues të kësaj bashkie prej 8 vitesh me merita…. pazaresh, mielli i helmuar e tagji kafshësh, po vazhdon të shpërndahet prej “trimave” të tij nëpër fshatrat dhe lagjet e varfra të bashkisë së re të Vorës, duke u përdorur për vota. Dje, makina të firmës “Agroblend”, të mbushura me miell të helmuar e të bllokuar me stampën “Diamond”, janë parë duke çuar miell nëpër fshatrat që përfshihen në zonën e Bashkisë së Vorës. Sipas informacionit të ardhur në gazetën “Telegraf”, dje kanë qenë në veprimtari të plotë për “”tramë” votash dy furgonë të mbushur me miell “Fiqo-toksinë”, të cilët qarkullonin në zonën Kashar-Domje-Bërzullë-Qafë Kashar, Mariqnet, Fushë-Prezë, Ahmetaq, duke ndaluar e zbrazur thasë me miell. 
Furgonët kanë ndaluar në 8 “stacione”, duke dorëzuar thasë mielli me stampën “Diamond”. Dukej qartazi, që në çdo pikë ku ndalonin furgonët me miellin “Fiqo-toksinë”, kishte persona me “dum-dum”, kafshë, karroca dhe mjete të tjera transportuese, të cilëve pas firmosjes në copa letrash dhe dorëzimit të kartave të identitetit, u bëhej dorëzimi i thasëve të miellit. Pas denoncimit edhe në organet e Policisë së Shtetit, furgonët me miell “Fiqo-toksinë” janë bllokuar me disa ton miell, ndërsa po dilnin nga rruga rurale që lidh Domjen me Kamzën, ndërkohë që 2 furgonët e tjerë janë larguar. Aksioni i krye-bashkiakut të Vorës Fiqiri Ismaili, me logon manipuluese “Mielli blen votën e fukarenjve”, ka ditë që po vazhdon intensivisht. Depot e firmës “Agroblend” të mbushura me miell skarco, po zbrazen natën, në dyert e atyre familjeve, të skeduara si familje që vuajnë për 1 copë bukë! Sipas burimeve tona, kryebashkiaku i Vorës, pazarxhiu poltiko-ekonomik Ismaili, pas bllokimit të miellit prej AKU, ka transferuar ilegalisht gjithë sasitë e miellit serbo-rus kancerogjen e tagji kafshësh në 11 tunele dhe depo sekrete në 10 fshatra të zonës “Bashkia e re e Vorës”, madje edhe në Gërdec, e deri në 2 hangarë në Marikaj, me synimin për t’’i përdorur si “karem” për votat, që po e ndjen se në mandatin e tretë që lakmon, nuk do të jenë më për “Sulltanin” e Vorës, personazhin e mirënjohur të misrit pa kokrra! Banorët e Vorës, na konfirmuan dje, se në aksionin për shpërndarjen e miellit të helmuar, janë hedhur në veprim 6 “grupe pune”, të cilët shkarkojnë thasë mielli të helmuar nëpër familjet e varfra, për të mbledhur vota… është miell kancerogjen, i importuar dhe i prodhuar në fabrikën e Fiqos, prej gruri ruso-serb, që përdoret vetëm për tagji kafshësh.
Sigal