Financial Times reportazh për ndryshimet nga Rama: Arti i shtetformimit në Shqipëri

48
Pamja e re e kryeministrisë, me drita led, këpurdha në oborr dhe vepra të ndryshme arti në holl, ka tërhequr vëmendjen e presigjozes Financial Times. Në reportazhin e gjatë nga Tirana, gazetari Peter Aspden, përshkruan me detaje ndryshimin e ardhur përmes dorës së kryeministrit artist në godinën e epokës komuniste, ndërsa Rama i tregon histori edhe për gjyshen e tij dhe marrëdhënien e saj me artin, si dhe i ofron pijen aq të dashur për shqiptarët, rakinë!
]
Gjithçka nis sigurisht me vizitën në Tiranë të një prej krerëve të shteteve më të fuqishëm në botë, kancelares gjermane Angela Merkel, e cila mirëpritet në kryeqytetin shqiptar përveç se me pompozitetet e nevojshme të një vizite shtetërore, edhe me një sërë veprash arti, mes tyre edhe një shtrëngim duarsh i papërfunduar, vepër e realizuar nga bashkëkombasi i saj Tomas Demand. Sipas Financial Times, një gjetje që befasoi këndshëm kancelaren. Në oborrin e kryeministrisë, skulptura e këpurdhës gjigante trellojëshe, vepër e artistit suedez, Karsten Hëler kap vëmendjen e reporterit britanik. Sipas Ramës, kolazhi i tre këpurdhave, një e ngrënshme, një helmuese dhe haluçinante, përkufizon më së miri politikën shqiptare.
Nuk mund të shpëtojë pa një koment edhe modifikimi i hyrjes së kryeministrisë, me kolazhin e dritave LED, dizajnuar nga francezi Filip Pareno, vepër që sipas gazetës britanike, është sinjali i një jete të re që ka nisur në një godinë, e cila prej vitesh kishte mbetur në errësirën e diktatit komunist. Kjo qasje e Ramës për të shkrirë artin dhe politikën e ka bërë një figurë të lakmueshme edhe mes artistëve bashkëkohorë, të cilët, siç konfirmon edhe Financial Times, kanë dhuruar punët e tyre për kryeministrinë ndërsa flasin me elozhe për kryeministrin shqiptar. Megjithatë, i pyetur nëse artistë të tjerë duhet të ndjekin shembullin e tij e të përfshihen më tëper në politikë, Rama përgjigjet se kjo nuk është domosdoshmërisht garanci, por e sigurit është që politika do të ishte shumë më ndryshe nëse aktorët e saj do t’i kushtonin më tepër vëmendje artit.