FINANCAT: RRITJE TË RROGAVE PËR 64. 865 PUNONJËS TË SHTETIT

592
Sigal

Ahmetaj: Profesionet e lira që do tatohen, nisma që prek juristët, mjekët dhe financierët

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka deklaruar sot se profesionet e lira që kanë marrë licencë si persona fizikë, apo dhe biznese në këtë status do të përfshihen në një skemë për mos shmangie e tatimit mbi të ardhurat personale. Këtë deklaratë Ahmetaj e bëri gjatë prezantimit të paketës fiskale në Komisionin e Ekonomisë. “Nga të punësuarit kanë dalë persona fizikë që kanë shmangur 23%. Ka një klasë intelektualësh që do ta diskutojmë në detaje që kanë të ardhura 2 milionë euro dhe ka përfituar logjika zero e tatimit e personave fizik. E dini që ka kompani të cilat kanë të ardhurën 2 milionë euro dhe nuk paguajnë asnjë lekë dhe këtë do ta korrigjojmë tani”, tha ministri Ahmetaj. Këtu futen shërbimet që japin juristët, financierët, mjekët, inxhinierët e me radhë, dhjetëra profesione, të cilat mund të marrin licencë për të dhënë shërbime.