“Film aksion” në Tiranë, shoferi tropojan përplas 3 makina, ndiqet nga policia për 30 minuta

216
Një operacion policor aksion ka ndodhur mesditën e së martës në kryeqytet. Policia Rrugore i ka bërë shenjë një mjeti tip jeti “Touareg” që të ndalojë pasi ka qenë duke ecur në kundravajtje, por mjeti nuk i është bindur policisë dhe ajo është vënë në ndjekje të tij.
Mësohet se në ndihmë të policisë kanë ardhur dhe Forcat operacionale. Ky automjet për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë ka përplasur 3 makina dhe ka shkaktuar kaos në trafik. Mirëpo Policia pas 30 minutash ka mundur ta bllokojë mjetin “Tuareg” në zonën e quajtur “kupola” pranë Drejtorisë së Doganës ku është detyruar të qëllojë dhe në ajër për të neutralizuar të drejtuesin e tij. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, të cilit i është gjetur edhe një armë zjarri. Policia dyshon se i arrestuari është një person i rrezikshëm, i dyshuar për vepra të rënda kriminale dhe “gjobëvënie”. Personi i arrestuar është nga Lekbibaj i Tropojës dhe është shoqëruar në Policinë e Tiranës ku po merret në pyetje për të zbardhur plotësisht ngjarjen.