Filluan të rivendosen gërmat në Teatrin Kombëtar

507
Sigal

Gjatë mbrëmjes së 25 Pillit, në fasadën e Teatrit Kombëtar janë hequr shkronjat të cilat u vunë re të nesermen.  Heqja e shkronjave ka sjellë edhe reagimin e menjëhershëm të artistëve të cilët kanë akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn si autorin e këtij akti.

Ndërkohë ashtu siç kanë paralajmëruar artistë, aktivistë dhe përfaqësues të opozitës janë grumbulluar pasditen e sotme në sheshin para Teatrit Kombëtar për të rivendosur shkronjat në fasadën ballore të godinës. Sipas raportimit të Faxweb, tentativa e artistëve për të vendosur shkronjat është shoqëruar edhe me konfrontime fizike midis tyre dhe policisë private që ka në ruajtje godinën.

Ndërkohë është bërë edhe një kallëzim penal për këtë çështje si dhe një denoncim për Bashkinë e Tiranës, Policinë e Shtetit, Ministrinë e Kulturës dhe drejtorin e Teatrit Kombëtar.