Fier-Vlorë, protestën e naftëtërave për pagat nuk e “ngrin” as acari

578
Sigal

Punëtorët e Uzinës së Përpunimit të Naftës në Fier kanë vijuar protestat për mosmarrjen e pagave për tre muajt e fundit. Naftëtarët kanë ngritur edhe problemin e mospagesës së sigurimeve shoqërore, pasi siç thonë penalizohen ngaqë shumë prej tyre janë në prag pensioni. Naftëtarët shprehen të revoltuar: “Shkojmë tek Instituti i Sigurimeve Shoqërore për të dalë në pension, atje nuk të njohin 1 vit e gjysmë. Ç’faj kemi që na mbahen 50 mijë lekë, ndaj protesta jonë do të vazhdojë deri sa të zgjidhen kërkesat”. Edhe në Vlorë, dhjetëra punonjës të ish filialit të ARMO kanë dalë në protestë për cështjen e pagave. naftëtarët thonë se nuk paguhen prej 1 viti e gjysmë, ndërsa kërkojnë dhe qartësim të statusit të tyre. ata paralajmëruan futjen në greve urie nëse nuk marrin zgjidhje kërkesat. Naftëtarët thanë se apeli i tyre është për qeverinë, në mënyrë që të ndërhyjë për gjetjen e një zgjidhjeje.