Fier, vijnë me çanta bosh dalin plot, kamerat zbulojnë hajdutët e atleteve firmato

682
Sigal

Kamerat e sigurisë zbulojnë si vidhnin produkte sportive stafi i dyqanit.

Ora News ka arritur të sigurojë kamerat e sigurisë ku punonjësit në fillim të turnit vijnë me çanta shpine bosh ndërsa në mbrëmje kur iknin nga dyqani ishin me çanta plot.

Pas denoncimit në polici si dhe dorëzimi të pamjeve të kamerave të sigurisë, janë arrestuar dy punonjësit e kompanizë Zabrina B. dhe Armando M. Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesë u janë gjetur dhe prova faktike. Në hetim janë dhe pjesëtarë të tjerë të stafit. D.Ç, K. G dhe L.L të cilët sipas dëshmisë së vajzës dyshohet se janë bashkëpunëtorë në këto vjedhje.

Duket që investimi i kompanisë në sistemin e sigurisë së dyqanit ka rezultuar i suksesshëm dhe i dobishëm pasi  ka zbuluar me lehtësi fajtorët.

Nga kamerat ngjarja u regjistrua me 30 gusht 2019.