Fier/ Si u shpëtuan binjaket 6 vjeçare, nëna tentoi ti mbyste në ujë

646
Sigal

Rudina Kishta 42 vjeçe pranoi në gjykatë se donte të vriste dy vajzat e saj që ato të shpëtonin nga vuajtjet. Polica e Fierit e akuzon edhe për zjarrvënien e shtëpisë së saj.

Mësohet se dy vajzat janë shpëtuar rastësisht nga një kalimtar i rastit. I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ka parë skenën dhe është afruar. Në polici, ai ka thënë se ka parë gruan teksa ia zhyste kokën në ujë vajzave të mitura, por ka mundur ta ndalë atë.

“Unë ia kam vënë flakën shtëpisë sepse Ardian Gjika nga Grecallia me të cilin bashkëjetoj prej 6 muajsh ka ushtruar dhunë ndaj meje dhe dy vajzave të mitura 6-vjeçare. Kam 6 muaj që jetoj në kushte të vështira dhe bashkëjetuesi ishte i dhunshëm dhe pinte”, ka thënë ajo.

Kishta ka pranuar edhe tentativën për mbytjen e dy vajzave të mitura duke thënë se këtë do ta bënte pasi vajzat janë të sajat.

Rudina Kishta u arrestua disa ditë më parë ndërsa i shoqi ka thënë se ajo vuante nga depresioni. Mësohet gjithashtu se dy vajzat janë marrë në mbrojtje dhe janë transferuar në një institucion kujdesi në kryeqytet.