Sigal

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OST) ka njoftuar se si pasojë e punimeve në rrjet gjatë ditës së nesërme do të ketë kufizime të energjisë në disa zonat të qarkut të Fierit. OST njofton se kufizimet do jenë nga ora 10:00 deri në 14:00.

Njoftimi i OST:

Për shkak të punimeve që do të kryejë OST në Traktin 110kV të nst Jagodinë, për zëvendësimin e dy izolatorëve të dëmtuar në datën 11 tetor, OSHEE do të stakojë energjinë në intervalin kohor 10:00-14:00.

Pa energji do të mbesin këto zona në Fier: Kallmi, Vërri, Vajkan, Imshtë, Jagodinë, Suk1, Suk 2, Arabaj, Marinëz, Kuman, Vidhisht, Luar, Qyteti Roskovec pjesërisht.