Fier – Protesta e PD, Ruçi: Kjo që po ndodh është përpjekje për destabilitet

585
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi, akuzoi Partinë Demokratike, se po përpiqet për të destabilizuar vendin duke e future në krizë të thellë institucionale, të ngjashme sipas tij me vitin 1997. Ruçi vlerëson se protesta e Partisë Demokratike dhe kërkesa për qeveri teknike, është përpjekje për ta lënë vendin pa President dhe pa Parlament. 

Ruçi: Kërkohet që Shqipëria të mos ketë President, të mos ketë zgjedhje, të mos ketë Parlament në shtator. Në 9 shtator i mbaron mandati edhe qeverisë. Pra, Shqipëria të mos ketë as qeveri. Kjo është kriza e vërtetë. Shqipëria nuk ka më takat as moral, as ekonomik, as politik të provojë më destabilitet

Deklaratat e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruci, gjatë shpërndarjes së lejeve të legalizimit për 501 banorë të Njësisë Administrative Portëz në Bashkine Fier.

Pjesë nga fjala e zt.Ruçi: 
Ruçi: Më datë 18 do të heshtim ne dhe do të flisni ju. Kërkohet me insistim që në Shqipëri të krijohet një krizë institucionale. Nuk na ndanë veç se 1 muaj nga koha kur do të fillojë procedura e zgjedhjes së Presidentit. Kërkohet që ky vend të ngelet pa President. Ky është fillimi i krizës. Pas një muaji, më 18 qershor kur i mbaron mandati i Presidentit, janë zgjedhjet. Jo më larg se mbrëmë, nga çadra u hodh teza se nuk do të ketë as zgjedhje. Biles, nuk del 18 qershori, nuk del as shtatori.

Në qoftë se shtyhen në shtator, i mbaron mandati edhe Parlamentit. Pra, që pas Presidentit, kërkohet të mos bëhen zgjedhje. Kërkohet që Shqipëria të mos ketë President, të mos ketë zgjedhje, të mos ketë Parlament në shtator. Në 9 shtator i mbaron mandati edhe qeverisë. Pra, Shqipëria të mos ketë as qeveri. Kjo është kriza e vërtetë. Se kush është në pushtet, këtë e vendos elektorati.

Në pushtet vjen me votë dhe ikën me votë. Po përgjegjshmërinë për stabilitetin e vendit, duhet ta kemi të gjithë dhe Shqipëria destabilitetin e ka provuar me haraç shumë të madh, e provoi kur u ndërruan sistemet. E provuam destabilitetin në 1997, dhe e pamë se çfarë ishte. Shqipëria nuk ka më takat as moral, as ekonomik, as politik të provojë më destabilitet. Ajo që do të kërkoja është që i gjithë populli shqiptar të hapim sytë dhe të mos bëhemi mbështetës të çdo lloj oreksi, të kujtdo, qoftë edhe i times.
Sigal