Fier/ Plagosja me thika, në pranga 45-vjeçari

577
Sigal

Policia e Fierit ka bërë të ditur se ka ndaluar një person i cili është autori i dyshuar i plagosjes me thikë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Patos.

I arrestuar është 45-vjeçari me inicialet A. M.

‘Në vijim të ngjarjes së ndodhur sot në Patos ku mbeti i plagosur me mjet prerës shtetasi Eduart Haxhiajt, policia kapi dhe shoqëroi në Komisariatin e Policisë Fier autorin e dyshuar, 45-vjeçarin me inicialet A. M., banues në Patos’, thanë burime zyrtare nga Policia e Fierit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.