Fier – Një të riu 25 – vjeçar iu gjetën 402 kg hashash, arrest me burg

512
Sigal

Efektivë të Policisë së Fierit kanë vënë nën pranga një person, pasi të dielën i janë sekuestruar 402 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva.

Në flagrancë është arrestuar shtetasi Eltion Lama, 25 vjeç nga Tepelena, ndërkohë që sasia e lëndës narkotike i është gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij furgon, “Opel Vivaro”, teksa lëvizte në rrugën nacionale.

Ndaj shtetasit në fjalë janë ngritur akuzat e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe trafikimi i narkotikëve, ndërsa materialet për procedimin e mëtejshëm i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit.