Fier, nis verifikimi i dëmeve në zonat e përmbytura

636
Një pjesë të zonave që u përmbytën nga Vjosa uji është larguar dhe ka nisur verifikimi i dëmeve. Por një pjesë tjetër akoma është nën ujë.
E gjithë toka në Darëzezë është nën ujë tri ditë pas përmbytjeve të Vjosës. Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë por sasia e ujit do të dojë të paktën 1 javë të largohet nga zonat e përmbytura.Niveli i prurjeve ka qënë pothuajse i njëjtë me ato të dhjetorit të kaluar
Në zonën e Frakullës dhe Levanit uji është tërhequr dhe ka nisur verifikimi i dëmeve. Në darëzezë nuk ka nisur verifikimi, ndërsa banorët po kërkojnë bazë ushqimore për bagëtitë.
Përmbytja erdhi për herë të dytë që nga muaji dhjetor duke rrënuar ekonomitë fermere veçanërisht në Ferras dhe Darëzezë.
Sigal