Fier/ Makina përplas biçikletën, ndërron jetë drejtuesi i mjetit

621
Sigal

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e mbrëmjes në qytetin e Fierit.

Një makinë ka përplasur një drejtues biçiklete.

Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë, drejtuesi i biçikletës ka humbur jetën.

Sipas Policisë identiteti i personit që ka humbur jetën është Shpëtim Isufaj i cili ka ndërruar jetën në vendngjarje.