Fier/ Gjanica del nga shtrati, rrezikohen shtëpi dhe biznese, bashkia-banorëve: Merrni masa

72
Prurjet e shumta për shkak të reshjeve kanë sjellë sërish daljen e lumit Gjanica nga shtrati në qytetin e Fierit, ndërsa rrezikohen shtëpi e biznese. Grupi i emergjencave të prefekturës së Fierit ndodhet në gatishmëri për të përballuar çdo situatë. Ndërkohë që bashkia paralajmëron banorët se do të sinjalizohen për evakuim ndaj duhet të marrin masa.

“Do t’ju sinjalizojmë për evakuim. Në rast sinjalizimi për evakuim merrni masa”, ka apeluar Bashkia e Fierit. Kjo nuk është hera e parë që Gjanica del nga shtrati duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke përmbytur dhjetëra banesa e biznese.