Fier, gati për shkollë, përkujdesje për fëmijët më aftësi të kufizuar

648
Në shumë qarqe të vendit ka problematika në ambientet mësimore. Por qyteti i Fierit duket se do të jetë gati të mirëpres të gjithë nxënësit. Fieri ka gati 95 godina të cilat do të jenë të disponueshme këtë vit mësimor. Sipas Drejtorit të Drejtorisë Rajonale Arsimore Fier, Shkëlqim Allkaj janë 1900 nxënës të cilët do të ulen për herë të parë, ndërsa në arsimin e detyrueshëm 11.000 nxënës dhe në arsimin e mesëm 5000 . “Viti shkollor 2017-2018 në Fier do të startojë në 95 institucione arsimore. Në bashkëpunim me bashkinë Fier, Patos, Roskovec por edhe me bashkitë e tjera të qarkut ka filluar një punë intensive për vënien në eficiencë të plotë të të gjitha institucioneve. Për këtë vit shkollor është e veçantë që nxënësit nisin të shkollën në godina të ristrukturuara” shprehet Allkaj. Këtë vit Drejtoria Rajonale Arsimore Fier një theks të veçantë e ka vënë tek shkollat profesionale, ku sipas këtij institucioni ato do të kenë prioritet pasi edhe vetë tregu i punës tashmë është përqendruar në këto kuadro mësimore. Gjithashtu një përkujdesje e veçantë do të jetë për nxënësit me aftësi të kufizuar, për ta do të angazhohen mësues ndihmës në të gjitha rastet duke u ndodhur pranë familjeve dhe duke lehtësuar arsimin e tyre dhe rehabilitimin për t’i kthyer ata në kushte të jetës normale.
Sigal