Edhe nga policia e Fierit është ndaluar një përson i shaplluar në kërkim pasi akuzohet për futjen e sendeve te ndaluar në burg.

Ja njoftimi i policisë për ngjarjen:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

-Behar Caushaj, 60 vjeç, banues në Patos.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, ka urdhëruar ndalimin e tij si autor të dyshuar për veprën penale, Futja ose mbajta e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimit me burgim, parashikuar nga Neni 324/a/1 i Kodit Penal.