Fier, efektivët e policisë dhurojnë gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë

601
Efektivët e policisë së Fierit kanë dhuruar gjak për fëmijët talasemikë. Rreth 400 punonjës policie në rang qarku i janë përgjigjur apelit të bankës së Gjakut duke dhuruar gjak. Ndërkohë Fieri, Lushnja dhe Berati, kanë numrin më të lartë të fëmijëve talasemikë në të gjithë vendin. Rreth një muaj më parë banka e gjakut dha alarmin për mungesën e gjakut për personat e prekur nga talasemia, kryesisht fëmijë të moshës nën 12 vjeç.
Sigal