Një zjarr ka rënë në një magazinë të pjekjes dhe ambalazhimit të kafesë, në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth rës 15.30, në lagjen “16 Prilli”.

Nga zjarri mësohet se janë djegur të gjitha pajisjet, ndërsa shkaku i tij, dyhsohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Zjarrfikëse kanë shmanhgur një katastrofë, pasi mësohet se në magaznë ka pasur disa bombla gazi, që janë nxjerrë prej tyre.

Sipas pronarit, dëmi llogaritet në rreth 500 mijë euro.