Sigal

FIER – Një 42-vjeçare në Fier për pak sa nuk ka ka shkaktuar një tjetër tragjedi familjare, duke tentuar të mbysë 2 vajzat e saj të mitura pasi ka djegur banesën e bashkëjetuesit të saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen Rudina Kishta, 42 vjeçe, banuese në fshatin Grecalli, Fier.

Arrestimi u bë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë dy vajzat e saj të mitura binjake 6 vjeçe duke tentuar t’i mbyste ato në ujrat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.

Gjithashtu shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit Ardian Gjika, 47 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykarës së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare” e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga Neni 79/c, 22 dhe 151/2 të Kodit Penal.