Fier: Burri bie nga kati i dytë duke punuar, dërgohet me urgjencë në spital

663
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar përpara pak minutash në Fier. Një 40-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i banesës dhe për rrjedhojë ka marrë plagë në trup.

Burri është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Apollonia” Fier, shtetasi, D.M, 40 vjeç duke punuar në një ndërtesë, ka rënë nga kati i dytë i objektit dhe për momentin ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.