Fier, bllokohen 4500 ton naftë bruto kontrabandë, baras me 5 milionë dollarë

527
Sigal

 Grupe të përbashkëta të Drejtorisë kundër Krimit Financiar në Policinë e Shtetit, të Doganave dhe të Drejtorisë së Hetimit Tatimor kanë ushtruar kontroll në disa subjekte tregtare në territorin e Qarkut të Fierit, të cilët kanë si objekt të veprimtarisë së tyre tregtimin dhe magazinimin e hidrokarbureve. Gjatë kontrolleve të ushtruara u bllokuan për verifikime të mëtejshme rreth 4500 ton naftë bruto dhe produkte të tjera të hidrokarbureve në disa subjekte tregtare, pasi dyshohen se, tregtohen dhe magazinohen në kundërshtim me Ligjin “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë”. Gjatë kontrolleve të ushtruara u bllokuan për verifikime të mëtejshme rreth 4500 ton naftë bruto dhe produkte të tjera të hidrokarbureve në subjektet tregtare “LADI 2008”, “A&A OIL 10 sh.a”, dhe “2K PLAKA”, pasi dyshohen se tregtohen dhe magazinohen në kundërshtim me Ligjin “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë”. Kjo sasi e ndaluar është e barabartë me 200 maune dhe me vlerë afërsisht 5 milionë dollarë.