Sigal

Policia e Fierit ka zbardhur një ngjarje të ndodhur më 8 shtator të këtij viti dhe ka ndaluar autorin e dyshuar të vjedhjes së 1 milion lekëve (të reja) në një banesë në Lalar, Patos.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, bën të mundur ndalimin e autorit të dyshuar të vjedhjes së banesës së shtetasit M.B.

Sipas policisë u ndalua autori i dyshuar, shtetasi Ergest Malaj, 21 vjeç, banues në Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134/3 i Kodit Penal.