Fier- Ankesa për shërbimin në poliklinikë, vonesa në marrjen e shërbimit

603
Sigal

Dhjetëra persona të sëmurë në radhë në poliklinikën qëndrore të Fierit. Pacientët ankohen se ndonëse kanë bërë disa orë rrugë për të marrë shërbim të specializuar mjekësor, detyrohen të qëndrojnë edhe me orë të tëra në radhë për të kryer kontrollin mjekësor. Ata ngrenë shqetësimin se nuk respektohet radha dhe specialistët vijnë me vonesë.

Radhë të gjata të të sëmurëve në poliklinikën qëndrore në Fier.

Pacientë të grupmoshave të ndryshme, të ardhur nga rrethinat e Fierit dhe të Mallakstrës, thonë se mjekët vijnë me vonesë dhe nuk respektohet radha.

Paciente: “Kam që në tetë këtu.Kam qenë në urgjëncë, sëmurë e me tension. E çfarë të bën? Më jep numrin 21?  Kur i ndanë numrat natën?”

Paciente: “Kemi ardhur për sëmundje të rëndësishme. Po të rri këtu 10 orë-12 orë unë do bëhem më keq se ç’jam”.

Shumë prej të sëmurëve që presin në radhë, thonë se kanë probleme të rënda kardiake.

Pacient: “Po pres për vizitë. Kam ardhur nga Mallakstara”.

Paciente: “Kam ardhur që në tetë këtu. Po pres doktorin. Sa të vij doktori mua më la zemra. Ai është atje.Atje viziton ai se atje e merr 10 mijshen. Këtu nuk ka dhjetë mijëshe.”

Nuk kemi pse presim sepse zëmra nuk pret, pohojnë disa pacientë të moshuar që vuajnë nga zemra dhe kanë ardhur të shoqëruar nga familjarët. Kur të vi doktori kam vdekur, pohojnë ata