Fier, 28-vjeçari plagos veten me armë

429
Sigal


Spitalin Rajonal të Fierit ka shkuar për të marrë mjekim shtetasi L.R, 28 vjeç,
banues në fshatin Peshtan i Madh, Fier.

Nga hetimet e para dyshohet se ky
shtetas është vetëplagosur me armën e tij të gjahut dhe ndodhet jashtë rrezikut
për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të
ngjarjes.