Fier/ 25 vjeçari tenton të vetëvritet në burg

515
Një 25 vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës në ambientet e burgut të Fierit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ku burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i burgosuri, Marlind Ymeraj, tentoi të vetëvritej me çarçaf.
Kanë qenë gardiantët e burgut ata që kanë parë se çfarë kishte ngjarë brenda qelisë, ndërsa kanë njoftuar sigurinë dhe ambulancën. I riu është në gjendje të rëndë për jetën, ku pasi u transportua me urgjencë në spitalin e Fierit, është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja dhe se cilat janë arsyet që shtynë të riun të ndërmerrte këtë akt ekstrem.
Sigal