Festat po trokasin! Ja çfarë dhuratash të zgjidhni për të dashurit tuaj sipas shenjës së horoskopit

752
Festat e fundvitit po afrohen tani dhe me këtë atmosferë, çdokush nxiton për të blerë dhurata për të dashurit e tij. Ka nga ata që duan të marrin dhurata të dobishme si dhe ka të tjerë që duan të befasohen me diçka origjinale. Nëse nuk keni ndonjë ide dhe keni frikë se ndoshta nuk do të plotësoni dëshirën e të tjerëve, mund të mbështeteni tek Yjet dhe të zbuloni me anë të horoskopit se cilat janë dhuratat më të mira për çdo shenjë zodiakale!
DASHI – Dashi ka shije shumë të thjeshta, por pikërisht për këtë është shumë e lehtë të gabosh! Këtë vit ju mund të zgjidhni për dhuratë diçka intime dhe personale si të brendshme apo një parfum (pasi të siguroheni që janë të preferuarat e tyre). Me Jupiterin në fushën e së kaluarës, ata gjithashtu do të vlerësojnë gjithçka që lidhet me atë kohë, si për shembull një kornizë dixhitale me një foto të bërë së bashku disa vjet më parë. Urani gjithashtu promovon dhurata të teknologjisë së lartë!

DEMI – Në përgjithësi demi adhuron dhuratat e dobishme, madje edhe ato që kanë të bëjnë me ushqimin. Këtë vit, me Jupiterin kundër, mund të përpiqeni të mbushni mangësitë e tyre emocionale me ushqim dhe pastaj mund t’i bëni të çmenden duke iu dhënë shporta me produkte të vërteta dhe organike (ata adhurojnë çdo gjë që ka të bëjë me natyrën). Menjëherë pas Krishtlindjes, mund të udhëhiqen nga Saturni i mençur drejt një rruge shpirtërore dhe prandaj do të vlerësonin edhe librat me tema filozofike ose psikologjike.
BINJAKËT – Bërja e një dhurate për binjakët është e lehtë sepse ata kanë aq shumë interesa dhe janë të pasionuar për gjithçka (të paktën për 15 minutat e para!). Ata gjithashtu adhurojnë të hapin pako! Këtë vit mund të përqendroheni në diçka për kujdesin e trupit dhe estetikën, të tilla si krem anti-rrudhë ose produkte për të hidratuar ose për të tonifikuar trupin. Pasi kanë pasur Saturnin kundër për dy vjet, ata mund të pëlqejnë gjithashtu një paketë relaksuese në një qendër Spa.
GAFORRJA – Me gaforren këtë vit ju mund të përqendroheni tek kreativiteti dhe pastaj mund t’u dhuroni mjete për të pikturuar në kanavacë ose për qëndisje. Mund të jetë gjithashtu një zgjidhje e mirë për t’u dhuruar një kurs në pikturë ose një shkrim kreativ apo një biletë në teatër. Me Jupiterin në formë të mirë ata do të jenë entuziastë dhe të lumtur për të hapur pakot e tyre shumëngjyrëshe. Çfarëdo që u dhuroni atyre do t’i bëjë të ndjehen mirë dhe të lumtur, mbi të gjitha sepse është diçka e bërë me zemër.
LUANI – Luanët po luftojnë me Jupiterin në sektorin shtëpi/strehim dhe mund ta gjejnë veten në mes të një lëvizjeje ose rinovimi të shtëpisë. Kështu që mund të vlerësohej ndonjë artikull për shtëpinë: një pasqyrë në formë dielli ose një foto ose ndonjë mobilie për kuzhinën. Ata duan dhurata të dukshme dhe të rënda kështu që ju nuk keni nevojë të gjeni diçka të matur. Megjithatë, rreziku që ata nuk do të jenë plotësisht të kënaqur me dhuratat e tyre është shumë i lartë.

VIRGJËRESHA – Më shumë se dhuratat, këtë vit me virgjëreshat do t’ju duhet të kujdeseni për kartolina urimi. Jupiteri i bën ata shumë të kërkuar në drejtim të komunikimit dhe një biletë me një dedikim të bukur të shkruar me dorë mund të jetë në gjendje t’i emocionojë shumë. Ata mund të jenë në një fazë shumë delikate dhe impenjative përsa i përket shtëpisë dhe familjes dhe mund të jetë gjithashtu një ide e mirë për t’u dhuruar një pajisje për të bërë ëmbëlsira ose një makinë për kokoshka.
PESHORJA – Me Jupiterin në fushën e të mirave materiale, këtë vit peshorja është e fokusuar tek gjërat tokësore dhe konkrete, sidomos tek objektet e çmuara. Ndonjë bizhuteri definitivisht mund të jetë ideja më e mirë për t’i bërë ato të lumtur, sidomos nëse ajo është e ndritshme nga shumë gurë me ngjyrë. Edhe një vepër arti mund t’i kënaqë ato pasi janë të apasionuar pas të bukurës. Të rinjtë e shenjës preferojnë të marrin një qeskë të thjeshtë me disa kartëmonedha brenda!
AKREPI – Këtë vit çfarëdo që t’u dhuroni do t’i bëjë të lumtur. Me Jupiterin në shenjën e tyre ata janë plot entuziazëm dhe vlerësojnë çdo gjest ose dhuratë që bëhet me zemër. Ata e duan jetën dhe jeta u përgjigjet duke kënaqur dëshirat e tyre. Pra, çlirojeni imagjinatën: shalle, doreza, veshje, çanta, libra, bileta për ndonjë koncert, objekte për zyrën ose për shtëpinë, parfume ose produkte për trupin. Edhe ata do të jenë shumë bujarë.
SHIGJETARI – Për ta bërë dritën të shkëlqejë në fytyrën serioze të shigjetarit, këtë vit mund t’u dhuroni disa CD të këndshëm ose disa DVD për të parë së bashku në festat. Saturni së shpejti do t’i braktisë ato. Ata kanë nevojë për argëtim dhe zbavitje: ju mund t’u dhuroni atyre bileta për një ekspozitë ose për një shfaqje kabare. Ndër dhuratat më të pëlqyera, por vështirë se do ta pranojnë, do të ishte një paketë për një fundjavë romantike.
BRICJAPI – Me Bricjapin ju gjithmonë mund të jeni të sigurt për dhuratat, sepse ata kanë shije shumë të matur dhe klasike. Nëse keni ndërmend t’u dhuroni ndonjë copë për veshje, është më mirë të zgjidhni ngjyra të errëta. Plutoni në shenjën e tyre sugjeron ngjyrën e zezë, gri dhe më së shumti disa hije të purpurta ose ngjyrën e gjelbër, por shumë të errët. Nëse nuk jeni i sigurt për madhësinë, sigurohuni që ato të mund ta zëvendësojnë atë. Ata janë shumë të saktë dhe nëse dhurata nuk është e mirë, nuk duan që paratë e shpenzuara të humbasin.
UJORI – ujorët janë njerëz ekstravagantë dhe duan të surprizohen me dhurata origjinale. Këtë vit, me Jupiterin në sektorin e karrierës, ata janë kaq të zënë me punët e tyre të biznesit dhe zgjedhja e dhuratave për ta është e thjeshtë: diçka e pazakontë, por në të njëjtën kohë e dobishme për punën e tyre dhe në mënyrë strikte teknologjike (është Urani që e imponon)! Ju mund të zgjidhni një tabletë, një çantë ose pajisje për telefonin dhe pc-në tuaj, një USB Cups ose një projektues të personalizuar!

PESHQIT – Jupiteri këtë vit do t’ju japë shumë këshilla fantastike për t’i bërë peshqit të lumtur me dhuratat tuaja: dhurata më popullore është sigurisht një libër i bukur, me tema moderne dhe filozofike. Në vendin e dytë janë artikujt sportivë (peshqit adhurojnë këpucët). Gjithashtu ata mund të dëshirojnë të marrin një udhëtim të bukur për të bërë së bashku. Nëse asnjë nga këto dhurata nuk ju bind, ju mund të vendosni t’i jepni një yll, i cili do të regjistrohet me emrin dhe mbiemrin e tyre. Çfarë dhurate e mrekullueshme!
Sigal