Festat e fundvitit, ndriçohet pema e Krishtlindjeve edhe në qytetin e Durrësit

635
Me afrimin e festave të fundvitit qyteti bregdetar i Durrësit ka veshur petkun festiv. Pema e madhe e bredhit u vendos fillimisht në sheshin “Veliera”, i cili ka mbetur pezull, ndërsa një bredh i dytë ka zbukuruar edhe sheshin “Liria”.
Me fondin e akorduar nga bashkia e Durrësit këtë vit risi janë yjet e akullit që ndriçojnë sheshin kryesor.
Përreth bredhit të ndriçuar janë vendosur objektet karakteristike të festes të vendosura edhe në vitet e kaluara si shtëpizat e drunjta dhe lodrat e argëtimit për të vegjlit.
Këtë vit dekori përfshin disa rrugë duke nisur nga Hyrja e Durrësit, rruga “A. Goga”, Egnatia, rruga tregtare, etj.
Sigal