Festa në Tiranë – Estonia 99 vjet shtet i pavarur

556
Në Tiranë Ambasada estoneze ka përkujtuar 99 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Estonisë. Në ceremonin e organizuar për këtë rast kanë marrë pjesë personalitete të politikës, diplomacisë dhe medias. Ambasadori i Estonisë Margus Rava vlerësoi marrdhëniet e mira mes dy vendeve ndërsa theksoi se Estoni mbështet aspiratat europiane të Shqipërisë.

Festa Kombëtare e Estonisë ka bërë bashkë në Tiranë personalitete të politikës, diplomacisë dhe medias. 99 vjetori i Pvarasisë së Republikës Estoneze është përkujtuar përmes një pritje të vecantë organizuar nën kujdesin e ambasadës estoneze. Margus RaVa, ambasadori i Estonisë i akredituar në Tiranë gjatë fjalës përshëndetëse shprehu angazhimin e vendit të tij për të mbështetur proceset e zhvillimit integruese në Shqipëri.

“Estonia mbështet aspiratat europiane të Shqipërisë si edhe reformat e ndërrmara. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë shumë të mira. Estonia dhe Shqipëria aderojnë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Ne kemi disa ide bashkëpunimi me qeverinë në disa fusha një ndër to edhe siguria në kufi. Shumë njerëz nga Estonia të cilët i kam takuar vetë personalisht kanë ardhur në Shqipëri si turistë dhe janë larrguar shumë të kënaqur prej këtu.”
Estonia fitoi pavarësinë për herë të parë më 24 shkurt 1918, dhe e rifitoi atë më 20 gusht 1991 pas një pushtimi 47 vjeçar nga Bashkimi Sovjetik.
Sigal