Festa e Sulltan Novruzit, Monika Kryemadhi uron besimtarët bektashinj

781
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj me rastin e festës së Sulltan Novruzit. 
Kryemadhi, e shoqëruar edhe nga Sekretari për Programin në LSI, Edmond Haxhinasto, ka qenë të mërkurën në teqenë e Baba Xhemalit në Elbasan me rastin e festës, nga ku uroi të gjithë besimtarët bektashinj më shumë mirësi dhe begati në jetët e tyre.
Gjithashtu, deputetja e LSI-së tha se Sulltan Novruzi është festa e ripërtëritjes së jetës dhe vjen sot si një mesazh i rëndësishëm për të gjithë.
“Festa e Sulltan Novruzit na gjeti, bashkë me Edmond Haxhinaston, në teqenë e Baba Xhemalit në Elbasan. Në këtë ditë feste uroj të gjithë besimtarët bektashinj për më shumë mirësi dhe begati në jetët e tyre. Sulltan Novruzi është festa e ringjalljes dhe ripërtëritjes së jetës dhe vjen sot si një mesazh i rëndësishëm për të gjithë ne”, – tha Kryemadhi.
Sigal