Festa e Midhjes/ Klosi: Sezon të tejmbushur me festa përgjatë gjithë bregdetit

823
Klosi: Do të kemi rritje të numrit të turistëve të huaj

Klosi: “Smile Albania” me 1 mijë të rinj e të reja në të gjitha pikat turistike
Këtë sezon përgjatë gjithë bregdetit turistik do të ketë festa kulinarie dhe të traditës për t’u demostruar turistëve mikpritjen shqiptare. Nga qendra e Ksamilit, ku me Festën e Midhjes është ngritur sipari i sezonit turistik, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi se festat e traditës do të shtrihen përgjatë gjithë sezonit turistik për t’u dhënë mundësi turistëve që krahas natyrës, ata të shijojnë kulinarinë dhe produktet shqiptare. 
Kreu i Turizmit dhe Mjedisit shtoi se shumë shpejt do të fillojë edhe projekti “Smile Albania” për t’u ofruar turistëve të huaj, 1 mijë arsye për të buzëqeshur dhe rikthyer në Shqipëri.
Ministri Klosi tha se ky sezon do të shënojë rritje të numrit të turistëve cfarë do të thotë më shumë përgjegjësi për institucionet por edhe bizneset.
Kryetarja e Bashkisë, Floriana Koka mbështeti idenë e ministrit Klosi për të risjellë edhe gjatë verës festën e Midhjes, produktit më të famshëm të zonës.
Ndërsa ministri Gjiknuri u shpreh se janë të gjitha premisat për një sezon të mrekullueshem turistik. 
Ministrat Klosi dhe Gjiknuri së bashku me kryebashkiaken e Sarandës, prenë shiritin e Festës së Midhjes, dhe më pas vizituan panairin me gatime të ndryshme të midhjes, të njohur ndryshe si mbretëresha e liqenit të Butrintit. 
Sigal