Festa e Bajramit, zyra e pasaportave sot pushim, punon të shtunën

536
Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një njoftim për gjithë qytetarët e interesuar se zyrat e tërheqjes së pasaportave biometrike, do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, nga ora 08:00 deri në orën 12:00.
Kjo për t’u dhënë mundësi shtetasve që kanë aplikuar për të tërhequr dokumentat, pasi dita e premte është pushim zyrtar, kjo per shkak te festes se Fiter Bajramit.
Të gjithë personat e interesuar për tërheqjen e këtij dokumenti do të kenë mundësinë e tërheqjes së tij ditën e shtunë brenda harkut kohor 08:00-12:00 të vënë në dispozicion për ta.
Sigal