Fermerët e Korçës: Mollët nuk shiten se na i kërkojnë me kupon tatimor

686
Fermerët e Korçës drejt falimentit total. Këtë vit e kanë quajtur të mbarë për sa i përket prodhimit të mollëve, pasi dhe natyra ka qenë bujare me ta, por malli u ka mbetur stok.
Arka me mollë shikon përgjatë rrugëve nacionale të rajonit juglindor në cepat e qytetit të Korçës apo në dyert e shtëpive, me shpresën e vetme se mund të shesin ndonjë arkë. Por këtë vit u kërkohet fatura tatimore për çdo kilogram që shesin, për shkak të aksionit kundër informalitetit. Prodhuesit- shitës tashmë fshihen në çdo cep, në pritje të atyre pak blerësve, të cilët marrin një pjesë të vogël të prodhimit duke i shpërblyer për punën e tyre.
Ky vit duhej të konsiderohej një vit i mbarë për fermerët e Korçës, pasi moti i favorizoi duke bërë që ata të kenë prodhim të mirë, por në realitet ata duket se po penalizohen sërish. Si çdo vit në rajonin juglindor të Korçës fermerët janë duke flakur prodhimet e tyre si pasojë e mungesës së tregut. Pemëtore të tëra janë të mbushura me mollë, pasi mosshitja dhe konkurrenca me mollët që vijnë nga jashtë po bën që prodhimet të kalben ende pa u vjelë nga pema. Ndërkohë që Drejtoria e Bujqësisë flet për eksporte, realiteti duket krejt ndryshe, pasi prodhimi stok është thuajse në çdo banesë.
Sigal