Ferit Shqefni: Shoqata e transportit urban sfidon bashkinë dhe insitutucionet

607
“Duke filluar nga 1 Shkurti 2016 e në vazhdim, të gjithë punonjësit e bashkive si dhe ata të policisë së shtetit, të cilët do të udhëtojnë me linja të shërbimit urban qytetas, do të pajisen me biletë ose abone”, ky është njoftimi i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetar, i cili është afishuar në të gjithë autobuzët e linjave. Duke filluar nga 1 shkurt 2016 e në vazhdim, të gjithë ata punonjës të policisë së shtetit të cilët do të udhëtojnë me autobuz në të gjitha linjat e shërbimit urban, në mbarë qytetet e vendit, nuk do të kenë më “privilegjin” që ata të udhëtojnë falas, por do të paguajnë biletën (tashmë 40 lekë), si të gjthë udhtarët e tjerë, ose do të pajisen me abonetë e linjave përkatëse. Në dukje, vendimi i kësaj shoqate, duket disi paradoksale, të paktën për policët, por nga ana tjetër, edhe shërbimi urban duhet të jetë i njëjtë dhe i barabartë për të gjithë, si për njerëzit e thjeshtë ashtu dhe për zyrtarët e shtetit, duke përfshirë këtu dhe policinë e shtetit. Kjo shoqatë, me sa duket, i ka bërë mirë llogaritë, para se të merrte një vendim të tillë, pasi çdo gjë tashmë po “peshohet”me peshoren e farmacisë. Shoqata, duke bërë “llogaritë” e saj, lidhur me këtë shërbim, padyshim që ajo ka bërë statistikën e numrit të punonjësve të policisë së shtetit, në shkallë vendi, ku i ka rezultuar një numër i konsiderueshëm. 

Llogaria është fare thjeshtë: Të gjithë këta punonjës policie, që deri dje udhëtonin falas, tani e tutje do të paguajnë biletë ose abone, si gjithë të tjerët, e për rrjedhojë edhe fitimi i operatorëve të linave të shërbimit urban, do të jetë i konsiderueshëm. Burime pranë shoqatës thanë se e morën këtë vendim, si në shenjë “hakmarrje”, pasi bashkia e Tiranës nuk pranoi që të rritet çmimi i biletës më shumë se 40 lekë dhe për rrjedhojë, morën vendimin e tyre, që në udhëtimin me pagesë, të përfshihen edhe punonjësit e bashkive dhe ata të policisë së shtetit. Sa nuk është vonë, shteti dhe bashkitë në të gjithë vendin, duhet të shqetësohen për këtë vendim, ndoshta të padrejtë të shoqatës dhe njëherësh duhet të marrin kontakte për anullimin e këtij vendimi. Shoqata duhet të zbatojë vendimet e shtetit, e jo shteti të zbatojë vendimet e shoqatës. Në të kundër duhet pranuar se jetojmë në vendin e paradokseve dhe të absurditeteve. Në kontakt me disa police, ata shprehen mjaft të revoltuar lidhur me vendimin e shoqatës. “Ne jemi punonjës të policisë së shtetit dhe nuk kemi pse të paguajmë kur udhëtojmë me autobuzë duke shkuar për në punë”, edhe atë “privilegj” që kishim për të udhëtuar falas në linjat e shërbimit urban, na e hoqën”, u shprehën ata që sapo kishin mësuar lidhur me këtë vendim të marrë nga shoqata e transportit urban. Ndërsa disa qytetarë që po udhëtonin me autobuzin e linjës së unazës, në kryeqytet, u shprehën se vendimi i shoqatës është i drejtë, pasi edhe ne, kur udhtojmë me autobuz dhe shkojmë për në punë, paguajmë biletën ose pajisemi me abone. Pavarësisht këtij vendimi të shoqatës, janë institucionet dhe organet përkatëse që mund të merren me këtë problem.
Sigal