Femrat jetojnë 4.3 vite më shumë se burrat, por më të diskriminuarat

66

TIRANE– Pavarësisht se popullsia shqiptare dominohet nga meshkujt me 50.3%, janë femrat ato që jetojnë 4.3 vite më shumë se burrat. Por nëse ju referohemi treguesve ekonomikë të dhënat tregojnë se gratë janë shumë të diskriminuara, duke u shfaqur si të vetëpunësuara në bujqësi ose në industri dhe me paga shumë të ulëta, ndërkohë që meshkujt janë ata që kryesojnë listën e kualifikimeve në arsim me një rritje nga 44% që ishte një vit më parë në 53% .
 
Ky ka qenë rezultati i publikuar nga Instituti i Statistikave gjatë konferencës për statistikat gjinore në Shqipëri ku tregohet ecuria e krahasimeve femra-meshkuj në të gjithë komponentët e jetës. Sipas drejtorit të INSTAT, Gjergji Filipi, lajmi i mirë vjen për uljen e vdekshmërisë së fëmijëve.
 
Ndonëse numri i martesave ka mbetur pothuajse i njëjtë në vitin 2013 sipas INSTAT rezulton se kemi një rritje të numrit të divorceve, 16 në 100 martesa nga 10 në 100 martesa që ishte në vitin 2001.
 
Përsa i përket dhunimit të femrave ai bëhet më i dukshëm pas vitit të dytë dhe të tretë të martesës. Po pavarësisht faktit se gratë janë të dhunuara dhe të diskriminuara kemi një raport tjetër gjinor ku femrat favorizohen, sipas Veliaj 80 mijë femra marrin ndihmë ekonomike.
 
Është rritur niveli i përfaqësimit të grave në Parlament gjatë vitit 2013 duke arritur dhe përqindjen më të lartë me 18% që prej vitit 2008