Femrat e trafikuara, Donald Lu: Mbështetje maksimale, nuk kanë bërë asgjë të keqe, janë viktima

502
Sigal

Nga Vlora në një diskutim me studentët e Universitetit
‘Ismail Qemali’, ambasadori i SHBA, Donald Lu ka kërkuar mbështetje maksimale
ndaj personave të trafikuar.

Vlora sipas tij mbetet një komunitet që ka vuajtur nga
trafikimi i personave, ndërsa ka kërkuar dënime më të rënda për trafikantet dhe
njëkohësisht bashkëpunim mes institucioneve. ‘Ata janë njerëzit më guximtarë që
kam njohur.

Disa janë mashtruar, por disa kanë pasur kurajon që t’i
shpëtojnë skllavërisë. Fatkeqësisht disa prej familjeve nuk e kuptojnë që ato
nuk kanë bërë asgjë të keqe dhe se janë viktima” deklaroi Lu.

Vetëm gjatë këtij viti në Vlorë janë evidentuar nga policia
rreth 12 raste trafikimi, ndërsa janë 7 persona të arrestuar, shkruan
shqiptarja.com. Të dhëna këto të bëra publike nga vetë drejtori i policisë së
qarkut Vlore Jaeld Cela.

Zv.ministrja
e Brendshme Elona Gjebrea e ka cilësuar si një plagë të shoqërisë shqiptare
trafikimin e personave, por sipas saj lufta ndaj këtij fenomeni mbetet
prioriteti kryesor. Fenomeni vijon të mbetet ende shqetësues, pasi referuar
statistikave të përcjella vetëm në pesë vitet e fundit janë regjistruar 560
viktima te trafikimit