Fëmija i një deputeti nga Tirana, 3 vjet nëpunës i bashkisë

645
Sigal

ELBASAN/ Kërkohet verifikimi i rastit nga Kontrolli i Shtetit, agjentët e Krimit Ekonomik dhe Prokuroria

Një tjetër skandal në Elbasan, këtë radhë në administratën e bashkisë së këtij qyteti. Fëmija i një deputeti të majtë nga Tirana që njihet si biznesmen, rreth 3 vite, është paguar si punonjës i bashkisë së Elbasanit. Informacioni sillet në redaksinë e gazetës ‘Telegraf’ nga qytetarë të Elbasanit. Njëkohësisht, të njëjtën gjë e konfirmojnë dhe burime të sigurta nga administrata e bashkisë. Këto burime pohojnë se kjo është e vërtetë, pasi janë dokumentet zyrtare të institucionit, konfermat bankare etj..  “Nuk ka shumë kohë që unë kam filluar punë në bashki, e nuk kam fiksuar njeri nga Tirana të punoj këtu. Këtu vijnë vërdallë nëpër zyra çdo ditë me dhjetëra apo më shumë njerëz.  Mua më kanë thënë që është paguar shumë kohë këtu një nga Tirana, fëmijë deputeti, por bordero nuk kam parë. Është kompetencë e kryetarit të bashkisë emërimi i nëpunësve, por një fëmijë deputeti, me banim në Elbasan, është një paradoks”- shton burimi i mësipërm. Më tej ai shton se në mjediset e bashkisë, vijnë vërdallë nëpër zyra çdo ditë me dhjetëra apo më shumë njerëz.  Pra, ky pohim, është shumë e lehtë të vërtetohet.  “Fëmija i një deputeti në Tiranë, ka rreth tre vite që paguhet në një nga drejtoritë e Bashkisë së Elbasanit. Ai ka marrë pagën rregullisht në këtë institucion, edhe pse pak kush e di këtë fakt apo ndoshta këta punonjës mund edhe të mos e kenë parë ndonjë një herë. Elbasani, për shkaqe sociale (mbipopullim nga industria në monizëm), sot, referuar shifrave zyrtare, është ndër qytetet më të varfra dhe me papunësi më të madhe në vend. Është skandal që një nga Tirana të vijë të punësohet këtu, dhe në qoftë se dokumentet e punësimit mund të jenë të rregullta. Këtë mund ta verifikojnë ata që e kanë për detyrë apo kushdo tjetër”,- shtojnë burimet nga qyteti i Elbasanit. Rasti në fjalë përbën një skandal të rëndë (nëse ai është paguar pa qenë në punë), i cili kërkon verifikim dhe veprime ligjore nga KLSH, Krimi Ekonomik dhe Prokuroria. Edhe në rast të kundërt, është paradoks që në një qytet të ‘mbytur’ nga papunësia, të importohet një nëpunës i zakonshëm nga Tirana….