Favore seksuale – Krimet e Rënda kërkojnë 3 vite burg për gjyqtarin e Beratit Shqyqyri Çobo

516
Sigal

Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar tre vite burg për gjyqtarin e Beratit Shqyqyri Çobo.

Shyqyri Çobo akuzohet për konsumimin e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarit….” në formën e kërkimit të favoreve seksuale.

Gjyqtari u kallëzua nga një grua nga Berati, palë në një proces civil divorci, ku gjyqtar i çështjes ishte Shyqyri Çobo.

Pasi i ka premtuar avokat, gjyqtari i ka kërkuar miqësi duke i telefonuar dhe dërguar shpesh sms shtetases I.T  për krijimin e një lidhjeje intime. E friksuar për faktin se refuzimi i prerë nga ana e saj do të sillte si pasojë humbjen në procesin gjyqësor ku ishte palë gruaja bëri denoncimin.

Sipas prokurorisë gjyqtari Çobo kishte kryer mbi 300 telefonata në drejtim të kallëzueses, si edhe një numër të lartë mesazhesh me tekst, për një periudhë 3 mujore.