Faturat e papaguara të energjisë paguhen me këste edhe në 2018

705
Klientët debitorë të energjisë elektrike mund të paguajnë me këste deri në fund të vitit 2018, faturat e papaguara. Operatori i Sistemit të Energjisë Elektrike (OSHEE) do të aplikojë edhe gjatë këtij viti skemat lehtësuese për shlyerjen e faturave të energjisë për të gjitha kategoritë, duke nisur nga familjarët dhe shtresat në nevojë e deri tek bizneset.
Skema lehtësuese parashikon pagesën e një shumë prej 2800 lekësh në muaj për familjarët dhe 1200 lekësh për klientët me status të veçantë.
Ndërsa bizneset që kanë detyrime deri në tetor 2016, si dhe ato që s’kanë respektuar akt-marrëveshjet, mund të rifuten në skemë sipas një formati 12-24-48-60-80 këste-së.
Që kur nisi skema lehtësuese e OSHEE-së për mbledhjen e borxheve, janë firmosur 400 mijë akt-marrëveshje, nga këto 120 mijë janë në proces, ndërkohë që me shtyrjen e afatit, në skemë pritet të futen edhe 20 mijë abonentë.
Sigal